Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Ava Max: Po numëroj ditët deri sa bota të kthehet në normalitet sërish

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, duket se është lodhur nga situata jo-normale që ka shkaktuar COVID-19 që prej më shumë se një viti.

Ajo ka publikuar së fundmi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një fotografi të shkëputur nga xhirimet e klipit “OMG What’s Happening”.

Në mbishkrimin e kësaj fotografia, artistja shkruan se mezi pret që bota të kthehet në normalitet.

“Duke numëruar ditët deri në momentin kur bota të ndjehet normale sërish”, ka shkruar shqiptarja në Instagram.

Në një intervistë ekskluzive të dhënë për Telegrafin, artistja emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, kishte folur për vështirësitë e saj në vitin 2020.

“2020 ishte padyshim një vit i vështirë për mua, por unë jam ende tepër me fat. Pavarësisht nga pandemia, unë ende mund të bëja shumë gjëra dhe të qëndroja e lidhur me botën përmes muzikës time. Unë isha në gjendje të punoja vazhdimisht, që është më shumë sesa shumë njerëz mund të thonë, kështu që ndjehem e përulur dhe me fat që jam në gjendje të vazhdoj të bëj atë që bëj unë”, ka thënë ndër të tjerash ajo.

Ava Max përndryshe është duke vazhduar të shijojë suksesin e albumit të saj debutues “Heaven“and Hell”, të cilin e publikoi në shtator.

Postime të ngjashme

“Unë në 2004, Ardian Bujupi sot 2021”, Meda ‘tallet’ me stilin e flokëve të Ardianit

D V

“Qershia mbi tortë”, Anxhelina vjen me imazhe joshëse në rrjete sociale

D V

Katie Price ndan fotografitë e mbuluar me fasha pas një operacioni plastik në Turqi

D V

Arilena dhe Dafina po sjellin duetin e radhës së shpejti

D V

Ana Cheri vë në fokus të pasmet e shtrirë në plazh

D V

Familja Lipa me pushime në jug, Greg Rama poston fotot

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...