Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Ava Max pozon me ngjyrat e ylberit me rastin e muajit të krenarisë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet muzikore.

Së fundmi, 27-vjeçarja ka shprehur mbështetjen e saj për komunitetin LGBTI, me rastin e muajit qershor, që ndryshe njihet si muaji i krenarisë, dedikuar këtij komuniteti.

Këtë ajo e ka bërë në sajë të një fotografie të publikuar në InstaStory, ku bëhet fjalë për një imazh të ripërpunuar nga fansat, që e shfaqë artisten të veshur në ngjyrat e ylberit.

Foto: Ava Max/InstaStory

“E dua këtë! Muaji i krenarisë”, ka shkruar Ava Max në mbishkrimin e fotografisë.

Artistja me origjinë nga Shqipëria përndryshe është duke vazhduar të shijojë suksesin e albumit të saj debutues në tregun ndërkombëtar, “Heaven and Hell”, të cilin e publikoi në muajin shtator.

Përndryshe, pak kohë më parë ajo solli baladën “EveryTime I Cry”, që është pritur mirë nga fansat e saj. 

Postime të ngjashme

“Kiss my A**”, Vesa Smolica pozon me të pasme të kthyera nga kamera

D V

Luana Vjollca poston foto nga darka romantike

D V

Që prej ribashkimit Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk mund të ndahen nga njëri-tjetri, fotografohen në kulmin e lumturisë në jahtin e tyre

D V

Evi Reçi sjell videon muzikore të këngës “Mangava Tut”

D V

Tërheqëse me bikini të zeza – Dua publikon video duke u hedhur nga anija me Anwar, teksa dëgjohet duke folur në shqip

D V

George dhe Amal Clooney do të bëhen prindër përsëri?

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...