Ava Max publikon këngën e re “Sad boy” në bashkëpunim me Jonas Blue, R3HAB dhe Kylie Cantrall

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, vazhdon të jetë një emër mjaft dominues në zhanrin pop, në tregun ndërkombëtar.

 

Së fundmi, ajo ka realizuar një bashkëpunim të ri me Jonas Blue, R3HAB dhe Kylie Cantrall.

“Sad boy” mban titullin kënga e tyre e re, e cila përkthyer në shqip do të thotë “djalë i trishtuar”.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube vetëm në versionin audio me tekst, gjersa nuk është bërë e ditur nëse do t’i realizohet edhe klipi.

Ava Max ka qenë mjaft aktive në muzikë këtë vit, ndonëse si të gjithë kolegët e saj, ajo nuk po mund të organizojë turne, shkaku i pandemisë COVID-19.

Foto: Ava Max/Instagram

Këngëtarja me origjinë nga Shqipëria vazhdon të shijojë suksesin e albumit të saj të fundit, “Heaven and Hell”, të cilin e publikoi rreth një vit më parë dhe u rendit vitin e kaluar si albumi i tretë i një artisteje femër, më i dëgjuar në Spotify. 

Related posts

Katie Price ndan fotografitë e mbuluar me fasha pas një operacioni plastik në Turqi

D V

Bebe Rexha mahnit me linjat trupore, ndërsa publikon video provokuese nga jahti luksoz gjatë pushimeve në Itali

D V

Armina Mevlani nuk i lë vend imagjinatës me pozat në bikini dy ngjyrëshe

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More