Avancim i bashkëpunimit në kontekst të investimeve të reja në fokusin e takimit të Murtezanit me amabsadorin japonez Kazuja

nga D V

Shkup, 18 korrik – Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, sot mbajti takim me ambasadorin e Japonisë në Maqedoninë e Veriut, SH.T Otsuka Kazuja, në të cilën u konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm bilateral, si dhe mbështetja japoneze për Maqedoninë e Veriut përmes donacioneve në disa nga sektorët më të rëndësishëm për procesin tonë eurointegrues.

Siç njoftuan nga Ministria e Çështjeve Evropiane, Murtezani falënderoi ambasadorin Kazuja për mbështetjen e përgjithshme që Japonia i jep Maqedonisë së Veriut, si dhe u bisedua për realizimin suksesshëm të projekteve nga grantet japoneze, si dhe për avancimin e bashkëpunimit në kontekst të investimeve të reja.

Murtezani, theksohet e ka konfirmuar përkushtimin e Qeverisë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në kuadër të Nismës Japoneze për bashkëpunim me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ambasadori Kazuya theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer me Ministrinë e Çështjeve Evropiane dhe theksoi se Japonia në vitet e kaluara ka dhënë mbi 800 mijë euro ndihmë për përforcimin e shërbimeve shëndetësore për prokurimin e pajisjeve mjekësore për KOVID qendrat në vend. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More