Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Avionët izraelitë bombardojnë një zyrë turke të bamirësisë në Gaza

Avionët luftarakë të Izraelit goditën sot disa pika në Rripin e Gazës, duke përfshirë një ndërtesë banimi dhe dy banka.

Al-Walid, një ndërtesë pesëkatëshe në qytetin perëndimor të Gazës, u rrafshua me tokën. Brenda ndërtesës kishte apartamente banimi dhe dyqane tregtare, përveç zyrës së një grupi turk të ndihmave, Yardimeli.

Hani al-Agha, drejtori i Yardimeli në Gaza, tha se ata kanë humbur të gjitha të dhënat dhe informacionet në lidhje me punën e tyre.

Ai theksoi se ndërtesa u shënjestrua për herë të parë në maj të vitit 2019.

Qytetari palestinez Fahed al-Ghalayeni i cili jeton në ndërtesën e shkatërruar tha se banorët nuk ishin në gjendje të merrnin diçka nga gjërat e tyre.

Ndërkohë, aeroplanët luftarakë të Izraelit goditën dy banka, të drejtuara nga grupi Hamas, në qytetin Rafah, Gaza jugore.

Sulmet në Rafah synuan gjithashtu një pozitë ushtarake të krahut të armatosur të Hamas-it pranë kufirit Palestinë-Egjipt.

Bombardimet izraelite në Gaza kanë vrarë 69 palestinezë, përfshirë 17 fëmijë dhe shtatë gra. Të paktën 388 të tjerë janë plagosur, theksuan zyrtarët palestinezë të shëndetësisë.//AA

Postime të ngjashme

Gjermania tërheq një togë nga misioni i NATO-s në Lituani

Dafina Vidishiqi

Dhjetëra policë gjermanë plagosen pas një beteje të ashpër me disa qytetarë

Dafina Vidishiqi

Erdogan do të pësonte humbje, do të fitonte opozita e bashkuar – nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën

Dafina Vidishiqi

Putin dakordohet me Biden për rifillimin e bisedimeve mbi kontrollin e armëve

Dafina Vidishiqi

Biden flet pas takimit me Putinin: Unë bëra atë që erdha të bëj

Dafina Vidishiqi

Borrell: Qeveria ruse dëshiron të destabilizojë Bashkimin Evropian dhe anëtarët e tij

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...