Agjencia Zhurnal.mk

“Avioni i fundit do të niset nesër”/ Ambasadorja Kim njofton amerikanët në Shqipëri

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka njoftuar që të kontaktojnë ambasadën të gjithë ata qytetarë amerikanë që ndodhen në Shqipëri dhe duan të kthehen në SHBA.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në “Facebook”, Kim tha se avioni i fundit do të niset nesër, në 1 prill.

“Sot, unë dua t’ju informoj se nuk ka asnjë fluturim komercial që niset nga Tirana. Ka pasur udhëtime me avionë charter dhe i fundit prej tyre, do të niset nesër, në 1 prill. Nëse dëshironi të jeni në atë avion, nëse nuk jeni përgatitur që të qëndroni në Shqipëri për një kohë të pacaktuar, ju lutem na kontaktoni menjëherë, në mënyrë që t’ju ndihmojmë. Shërbimi për qytetarët amerikanë është këtu për juve, që të sigurohet se ju jeni të sigurtë, të informuar dhe të shëndetshëm, dhe që në rast se dëshironi të ktheheni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sa më shpejt të jetë e mundur. Siguria juaj mbetet shqetësimi ynë kryesor. Prandaj, nëse mund t’ju ndihmojmë, ju lutemi që të na kontaktoni menjëherë, që ne të mund t’ju ndihmojmë sa jemi ende në kohë dhe kemi ende një mundësi. Faleminderit dhe qëndroni të mbrojtur!”, tha ambasadorja

https://www.facebook.com/watch/?v=2642100246027001

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...