Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Avioni luftëtar tajvanez “F-16” u zhduk gjatë një fluturimi stërvitor natën

Avioni u zhduk nga radari natën e kaluar, dy minuta pas ngritjes dhe fati i pilotit nuk dihet për momentin.

Ushtria tajvaneze njoftoi se bombarduesi “F-16” u zhduk gjatë fluturimit të stërvitjes së natës, raporton AP, transmeton “Zeri.info”.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit njoftoi se avioni u zhduk nga radari natën e kaluar, 2 minuta pas ngritjes dhe se fati i pilotit nuk dihet ende. Një kërkim masiv është nisur në det dhe në tokë përreth bazës ajrore bregdetare pranë qytetit Hualien në Tajvanin Lindor.

Muajin e kaluar aeroplani luftarak “F-5E” i Forcës Ajrore tajvane u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor dhe ajo përplasje ishte fatale për pilotin. Incidenti i fundit ndodhi në mes të presionit, ndaj të cilit është ekspozuar forca ajrore tajvaneze për shkak të ndërhyrjes së paautorizuar të avionëve ushtarakë kinezë në hapësirën ajrore të Tajvanit, të cilën Kina e konsideron pjesë të territorit të saj.

Tajvani bleu aeroplanë luftarakë “F-16” nga aleati i saj më i madh në Shtetet e Bashkuara më 1990-n dhe ndërkohë i modernizoi ato, por gjithashtu kërkoi nga Pentagoni që të binte dakord për të shitur modelet më të fundit të këtij, sipas ekspertëve ushtarakë, aeroplanë luftarakë të gjithanshëm. /Zëri

Postime të ngjashme

Tragjedi në Peru, përmbyset autobusi, të paktën 27 viktima

Lea Muslija

Palestinezët anulojnë marrëveshjen me Izraelin për vaksinat, thonë se janë shumë afër datës së skadimit

Dafina Vidishiqi

Macron: Vizitori i parë i kancelares në Berlin

Dafina Vidishiqi

BE humb betejën ligjore ndaj kompanisë AstraZeneca për furnizimin me vaksina

Dafina Vidishiqi

Udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar do të duhet të hyjnë në karantinë me të mbërritur në Itali

Dafina Vidishiqi

Guterres riemërohet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...