Agjencia Zhurnal.mk

Avioni mbushet me tym, pasagjerët në panik

169 pasagjerë në një avion të kompanisë “Ryanair” kanë përjetuar momente tmerri. Avioni i nisur nga Rumania për në Londër u përfshi nga tymi në bord, kur ishte në një lartësi rreth 5 mije metra.

Në avion, shumë nisën të ulërinin nga frika, por kishte edhe nga ata që nxorën telefonat dhe filmuan situatën dramatike.

Avioni, një Boeing 737-800, i nisur nga aeroporti i Bukureshtit u detyrua të bëjë një ulje emergjente në aeroportin e Otopenit në Rumani. Pasagjerët u evakuuan të tmerruar, por fatmirësisht të pa lënduar nga ky udhëtim.

“Ishte një përvojë e tmerrshme. Tymi pushtoi avionin dhe nuk mund të shihje asgjë”, tregon një prej pasagjerëve.

Kompania reagoi duke bërë të ditur se tymi kishte ardhur si pasojë e një problemi të vogël teknik dhe se nuk kishte ndonjë rrezik për pasagjerët.

https://a2news.com/wp-content/uploads/2020/01/avionokkkkk.mp4?_=5

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...