Agjencia Zhurnal.mk

Avioni me 196 pasagjerë merr flakë pak minuta pas uljes (Video)

Ky është momenti kur një avion pasagjerësh është përfshirë nga flakët menjëherë pasi u ul në aeroportin Sharm El Sheikh në Egjipt.

Avioni Boeing 737-800 i operuar nga SkyUp nga Ukraina u ul pa asnjë incident.

Sipas medieve, në avion rrodhi një lëng hidraulik që pikoi mbi frenat e nxehta të mjetit fluturues duke shkaktuar zjarrin. Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje duke shuar flakët dhe duke larguar pa marrë lëndime pasagjerët dhe ekuipazhin.

Sipas Flight Global, në momentin që mori flakë në avion ishin 189 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit.

Sipas ministrisë, zjarri do të ishte përhapur në pjesët e tjera të avionit nëse personeli nuk do të vepronte profesionalisht./Ora News.tv/

Videon mund ta nqidni duke klikuar KËTU.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...