Avokatët e Diddy-t përmendin Whitney Houston në gjyq, teksa sulmojnë Cassie-n në sallë

nga D. V.
Getting your Trinity Audio player ready...

Avokatët e Sean “Diddy” Combs tronditën sallën e gjyqit në New York teksa vijojnë mbrojtjen e tij ndaj akuzave për trafikim seksual dhe shantazh, duke përmendur papritur vdekjen e këngëtares Whitney Houston nga mbidoza e drogës.

Nuk është ende e qartë pse mbrojtja solli në vëmendje këtë rast tragjik.

Ndërkohë, vëmendja kryesore mbetet te ish-e dashura e Diddy-t, Cassie Ventura, e cila është dëshmitarja kryesore në proces, shkruan DailyMail.

Foto: Screenshot

Ventura, aktualisht shtatzënë, dëshmoi për një marrëdhënie 10-vjeçare të mbushur me abuzim fizik dhe emocional.

Ajo rrëfeu se Combs e përdhunoi pasi i dha fund lidhjes së tyre, ndërsa ai e kërcënonte me publikimin e videove seksuale degraduese.

Cassie përshkroi marrëdhënien si të përfshirë nga dhuna dhe voyeurizmi, ku Combs donte të kontrollonte çdo aspekt të saj, përfshirë edhe takime me punëtorë meshkuj të seksit, të organizuara prej tij.

Ajo tha gjithashtu se përdorte deri në 10 shishe të mëdha vaji për foshnje gjatë një seance, për të arritur pamjen “shkëlqyese” që ai dëshironte.

Të enjten, gjatë marrjes në pyetje nga avokatja mbrojtëse Anna Estevao, Cassie u detyrua të lexonte mesazhe të saj të mëparshme, përfshirë një ku thoshte se “i donte shumë të çmendurit”.

Combs, qëndroi me një pamje të zymtë gjatë gjithë seancës, por u shfaq duke i pëshpëritur avokates se ishte “krenar” përpara nisjes së marrjes në pyetje.

Ekipi mbrojtës i Combs e ka pranuar dhunën në marrëdhënie, por mohon çdo përfshirje në trafikim seksual apo shantazh. Ata pretendojnë se Combs po shënjestrohet për shkak të preferencave të tij seksuale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More