Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Avokatët e Navalnyt publikuan ​​detaje të vendimit mbi ekstremizmin

Ekipi ligjor i kritikut të ndaluar të Kremlinit, Alexei Navalny publikoi sot tekstin e plotë të vendimit në të cilin rrjeti politik i aktivistit rus u shpall ekstremist më 9 qershor.

Një vendim i dhënë për avokatët e Navalnyt shkruan se u ndalohet të kandidojnë në zgjedhje dhe autoriteteve iu dha fuqia për të ndaluar aktivistët si dhe u kanë ngrirë llogaritë bankare.

Navalny, kritiku më i madh i Vladimir Putinit në Rusi, aktualisht po vuan një dënim prej dy vjet e gjysmë për shkelje të një dënimi me kusht. Arrestimi j përkeqësoi më tej marrëdhëniet midis Moskës dhe vendeve perëndimore, të cilat i bëjnë thirrje Rusisë ta lirojë.

Dokumenti me 16 faqe shpjegon vendimin e gjykatës, i cili u mor me dyer të mbyllura. Gjykata e quajti grupin rreth Navalnyt ekstremist sepse thirrja për protesta dëmtoi rendin publik, sigurinë publike dhe interesat e individëve dhe kompanive. Këto protesta, pretendon gjykata, shkelnin të drejtat dhe liritë e qytetarëve rusë.

Ekipi ligjor i Navalnyt tha se vendimi nuk dha një shpjegim të mjaftueshëm për arsyen pse veprimet e organizatave të tij ishin ekstremiste, pasi u përmendën vetëm tre shembuj të protestave, të organizuara në vitin 2019 dhe vitin 2021.

Vendimi thotë se miqtë e opozitarit rus dëshironte të nxisnin mosbindje civile, të minojnë sigurinë publike dhe integritetin e Federatës Ruse si dhe të shkelin rendin kushtetues.

Ndryshe, Navalny u arrestua në janar kur u kthye në Rusi, pasi ishte trajtuar për gati gjashtë muaj në Gjermani, ku përfundoi pasi u helmua me novichok në muajin gusht të vitit të kaluar. 

Postime të ngjashme

Turqia evakuon turistët e tronditur nga zjarret në Bodrum

D V

Prokurorët kryesorë amerikanë goditen nga hakerët, dyshohet se janë rus

D V

Mijëra persona protestojnë në Francë kundër pasaportës shëndetësore të COVID-19

D V

Vaksina ruse ‘Sputnik V’, problemi më i ri i Italisë

D V

Shkon në gjashtë numri i viktimave nga zjarret në Turqi

D V

Erdogan: Vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e 14 zjarreve pyjore

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...