Agjencia Zhurnal.mk

Avokatët kërkojnë anulimin e seancave gjyqësore

Shkup, 16 mars, zhurnal.mk – Masat qeveritare për mbrojtjen nga virusi korona duhet të zbatohen edhe në gjyqësor- kërkon avokati Elenko Millanov. Sipas tij, agjenda e ngjeshur nëpër gjykata është rrezik potencial nga Covid 19, si për avokatët ashtu edhe për gjykatësit dhe prokurorët. Millanov shton se nëse ka kufizim të lëvizjeve, me kafene të mbyllura, shkuarje të reduktuar në punë, si do të ketë kontroll gjykata nëse palët që hynë në objektin e gjykatës vijnë nga shtetet me rrezik apo kanë kontaktuar me njerëz që janë kthyer nga këto shtetet krize, ku niveli i vdekshmërisë dhe infektimeve është më i lartë.

“Nëse ka masa dhe këto masa duhet të zbatohen dhe nëse zbatohen siç dëgjojmë prej mediave, mendoj që duhet të anulohen të gjitha seancat dhe të njëjtat të mos mbahen”, deklaroi Elenko Millanov- avokat

Anulim të seancave, përveç për rastet urgjente, mbrëmë kërkoi edhe Oda e Avokatëve. Nga Ministria e Drejtësisë sqarojnë se ministrja Renata Deskoska ka qenë e pranishme në takimin e Komitetit për menaxhim me kriza. Është shqyrtuar kërkesa e avokatëve e cila do të vendoset në seancë qeveritare.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...