Avokatët me deklarata të ndryshme për atë që dëgjoi i dyshuari Arbër Sejdiu në rastin e vdekjes së Marigona Osmanit

Avokati i familjes Osmani thotë se ndaj Marigona Osmanit, 18-vjeçares e cila u vra në Ferizaj, është ushtruar dhunë.

 

Derisa raporti i plotë i autopsisë për vdekjen e Marigona Osmanit nuk ka përfunduar, për 18-vjeçaren tashmë është lëshuar certifikata e vdekjes që e kanë pranuar familja.

Avokati i familjes, Gazmend Rexhepi thotë se raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore tregon se 18-vjeçarja vdiq në mënyrë të dhunshme.

“Shkaktari i vdekjes përmendet të jetë politrauma ose në përkthim i bie që ka pas thyerje gjatë vdekjes”, ka deklaruar për RTV Dukagjinin Gazmend Rexhepi.

Ai thotë se edhe deklarata e të dyshuarit tjetër Arbër Sejdiu dëshmon se ka pasur dhunë ndaj Marigonës.

“Vet Arbëri ka përmend se ka pasur dhunë fizike e psiçike. Ai e ka pranuar se ka pasur britma të mëdha dhe se ka qenë në dhomën tjetër të banesës derisa ka ndodhur kjo dhunë”, ka deklaruar tutje Rexhepi.

Por ndryshe shprehet avokatja e të dyshuarit Arbër Sejdiu, Nora Shefkiu, e cila thotë se është keqinterpretuar deklarata e klientit të saj.

“Klienti thotë se ka qëndruar gjatë gjithë kohës jashtë dhomës së çiftit. Ai thotë se gjatë gjithë kohës ka dëgjuar zhurma, por nuk e specifikon çfarë zhurma ka dëgjuar. Avokati i familjes (Gazmend Rexhepi) i ka keqinterpretuar këto deklarata duke thënë se “Arbëri ka dëgjuar britma e kinse nuk ka reaguar””, deklaroi avokatja  Nora Shefkiu.

RTV Dukagjini mëson se raporti i plotë i autopsisë pritet të dalë brenda javës.

Related posts

Kosnett falënderon Kosovën për ofrimin e mbrojtjes dhe strehimin e afganëve

Redaksia

S’ka efikasitet në Gjykatën e Apelit pa rritur numrin e gjyqtarëve

D V

Nagavci: Mësimi fillon me 1 shtator, shkollat do të jenë të hapura

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com