Agjencia Zhurnal.mk

Avokati Dauti ankohet se po i kufizohet e drejta për përdorimin e gjuhës shqipe në seancat gjyqësore

Shkup, 6 janar – Zhurnal.mk – Përmes një komunikate për media, avokati Merxhan Dauti i cili përfaqëson inspektoren e ndërtimtarisë nga komuna e Gazi Babës, Elizaveta Najdovska në lëndën “TNT”, ankohet nga Këshilli Gjyqësor në Gjykatën Penale se nuk i kanë siguruar të gjitha dëshmitë dhe procesverbalet në gjuhën shqipe. Sipas Dautit, kjo paraqet shkelje të procedurës, përshkak se siç thotë, nuk po respektohet ligji për gjuhët, përcjellë Zhurnal.

“Që nga 4 nëntori 2019 kur jam angazhuar si avokat i të akuzuarës Elizaveta Najdovska nga Shkupi, deri tek Gjykata Penale kam dorëzuar kërkesë të më jepet mundësi për përkthim nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe për të gjitha procesverbalet dhe dëshmitë, me qëllim që të më mundësohen të gjitha të drejtat sipas ligjit, për faktin që të ofroj mbrojtjen time më kualitative për klientim tim që e përfaqësoj në këtë procedurë juridike penale, diçka që nga Gjykata asnjëherë nuk e kam marë. Gjithsesi më duhet të theksoj se me mënyrën e deritanishme të udhëheqjes së seancave gjyqësore, më kufizohet e drejta për përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë e imja amtare për përdorim zyrtar në procedura gjyqësore, që është në kundërshtim me amandamentin V nga Kushtetuta e RMV dhe nenit 9 nga Ligji për përdorimin e gjuhëve”, thuhet në komunikatën e Dautit dërguar mediave.

Më tej ai shton se mbrojtjes nuk po i jepet shembull nga procesverbali pas përfundimit të seancave gjyqësore. Kjo siç thotë ai, u pamundëson avokatëve të përgatiten për shqyrtim dhe për mbrojtje profesionale.

Dauti reagon edhe për dinamikën me të cilën këshilli gjyqësor i cakton seanca. Gjatë kohës së festave këshilli gjyqësor ka caktuar termine të reja për vazhdimin e debatit, me çka parashihen më tepër seanca në muajin janar.

“Gjykata Penale Shkup, me mosdhënien e procesverbaleve dhe caktimin e seancave të përditshme për lëndën “TNT” na ndalon të përgatitemi dhe të japim mbrojtje të duhur dhe profesionale, e kjo është presedan në gjyqësi” thotë Dauti.

Ndryshe para pak kohësh, ministrja e drejtësisë Renata Deskoska tha se kërkesa e Dautit për përkthim të të gjitha procesverbaleve në “TNT” në gjuhën shqipe është shembull eksplicit për atë si mbrojtja e të akuzuarve në lëndët e PSP-së tentojnë të zvarritin procedurat. Sipas Deskoskës, kjo paraqet keqpërdorim të ligjit për gjuhët./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...