Avokati i familjes Hajrizi paralajmëron padi ndaj disa personaliteteve

nga Xh M

Gent Gjini, avokat i autorizuar nga familja Hajrizi, ka paralajmëruar padi ndaj disa personaliteteve për denigrimin e figurës së Faton Hajrizit, i cili është vrarë në Serbi të premten e javës së kaluar.

Gjini tha sot se në emër të familjes pritet të ngrejë padi ndaj avokatit Gazmend Halilaj, për deklarimet e tij lidhur me figurën e Faton Hajrizit.

“Do të bëjmë padi ndaj disa personaliteteve të mediave që kanë bërë baltosje ndaj personalitetit të Faton Hajrizit”, tha ai në emisionin “Kosova Today” në “Klan Kosova” të enjten, derisa i pyetur nëse do ta padisë edhe avokatin Halilaj, ai e pohoi.

I pyetur për deklarimet e kryeministrit Albin Kurti dhe zëvendësit të tij Besnik Bislimi, të cilët e quajtën “kriminel” Faton Hajrizin, avokati Gjini tha se gjuha e përdorur nga numrat një dhe dy të Qeverisë është “denigruese”.

“Si e njeh ai Faton Hajrizin kur ai nuk tregon sesi e njeh.. do të ngremë padi edhe për të, edhe për disa media. Kjo gjuhë është fyese, denigruese”, tha Gjini.

Ai nuk u shpreh me saktësi nëse do t’i padisë shefat e Qeverisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More