Agjencia Zhurnal.mk

Avokati i Gruevskit ashtu si klienti i tij, lider për para të mara nga shteti

Shkup, 10 maj – Avokati Nikolla Dodevski me vite ka qenë avokati më i paguar nga institucionet shtetërore. Ai jo vetëm që në gjyq ka mbrojtur VMRO-DPMNE-në dhe personalisht ish kryeministrin Nikolla Gruevski, por ka mbrojtur gjithashtu edhe disa kompani shtetërore. Fitimin më të madh e ka marë nga N.P Ujësjellësi dhe Kanalizim, ku për tre vite 2016-2018 i janë paguar gjithsej 272.876 euro, përcjellë Laboratoria raportuese hetuese.

Dodevski ka qenë avokati lider sipas shumave të paguara edhe nga firmat shtetërore ELEM dhe MEPSO. Nga ELEM i janë paguar 158.000 euro për periudhë për gjashtë vite, ndërsa nga MEPSO për katër vite ka fituar 47.000 euro.

Nga viti 2007 deri në vitin 2018, ELEM apo tani EMV (Elektranat e Maqedonisë së Veriut) ka paguar më së shumti para për shërbime të avokaturës. Gjithsej 1.176.000 euro, nga të cilat 461.000 euro për avokatë vendas. Prej tyre, një të tretën e ka marë vetëm Nikolla Dodevski./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...