Avokati i Justin Timberlake ka folur pas arrestimit të këngëtarit nën akuzat për vozitje në gjendje të dehur.
Edward Burke Jr, avokati që mbron çështjen e Timberalake lëshoi një deklaratë që u raportua gjerësisht nga mediet e huaja.
Timberlake u arrestua në mëngjesin e hershëm të së martës më 18 qershor.
Krijuesi i hitit “Mirrors” u ndalua nga policia pasi daljes së tij nga American Hotel në Sag Hrbour, ku kishte kaluar kohë me miqtë e tij.
Timberlake u përball me një akuzë për vozitje në gjendje të dehur dhe me dy shqyrtime, një për mos-respektimin e shenjës stop dhe për dështimin për të qëndruar në korsi.