Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Avokati i Popullit, objekt i matematikave të koalicionit qeverisës!

Shkup, 14 tetor, zhurnal.mk – Kuvendi nuk tregon se kur do ta shpallë konkursin publik për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit. Nuk sqaron madje as arsyen e shtyrjes së këtij procesi që do të duhej të kishte filluar në fund të muajit të kaluar.

Për këtë u drejtuam te kryeparlamentari Talat Xhaferi. Por ai tha se së shpejti ky konkurs do të shpallet.

“Ky konkurs do të shpallet kismet me Zotin para”, ishte i shkurtër në përgjigjen për Zhurnal, kryeparlamentari Talat Xhaferi pa dhënë sqarime shtesë.

Sipas Ligjit për Avokatin e Popullit, Kuvendi shpallë konkurs publik 3 muaj para se të skadojë mandati i Avokatit aktual. Në rastin konkret, Avokatit të Popullit mandati i skadon më 24 dhjetor, që do të thotë se konkursi duhej shpallur, e shumta më 24 shtator.

Nga ana tjetër analisti politik, Selim Ibraimi për Zhurnal thotë se institucioni i Avokatit të Popullit do të bëhet objekt i matematikave të koalicionit qeveritarë.

“Po në të vërtëtë gjithçka po duket së në MV është politikë dhe ndarje të pushtetit financiarë në mes partive politike dhe grupeve të interesit. Edhe Avokati i Popullit do të bëhet objekt i matematikave të koalicionit qeveritarë. BDI pretendon ta marrë këtë post por nëse ky vend dëshiron të duket europian duhet t’i takojë opozitës me të vetmin qëllim të mënjanimit të kritikave nga opozita se Avokati i Popullit deri më tani i ka shërbyer qeverisë dhe ka qenë i njëanshëm”, ka deklaruar për Zhurnal, Selim Ibraimi, analist.

Postime të ngjashme

Bilall Kasami pret në takim ambasadorin e OSBE-së, Klemens Koja

Bexhet Musliu

Sela: Ikja e Mijallkovit një skenar i Zaev për të fshehur dënimin e rastit “Mostra”

Bexhet Musliu

Çun Lajçi i reagon edhe me video, Grubit: Turp për ju me fëlliqë emrin tim!

Bexhet Musliu

Joveski: Ka mundësi të ndryshohet masa e paraburgimit shtëpiak

T E

Palmer: Interesat amerikane në Ballkan, të pandryshuara

T E

Mickoski: Do ta mposht koalicionin e krimit

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...