Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Avokati i popullit, shkelësit e ligjit do të sanksionohen

Shkup, 7 shkurt, Zhurnal.mk – Tek institucioni i Avokatit të popullit, nuk do të ketë amnisti ndaj as një bartësi të funksionit publik apo pjesëtari të ndonjë organi drejtues që shkelë të drejtat dhe lirë e qytetarëve. Kështu deklaroi Avokati i sapoemëruar i popullit Naser Zyberi në intervistën javore për Radion Evropa e lirë.

Sipas tij bartësit e funksioneve do të informohen me raporte për shkeljet eventuale të të drejtave të garantuara me ligj dhe nëse kjo nuk i tejkalon problemet ,ajo do të thotë shkelje të Ligjit për Avokatin e popullit dhe ka si pasojë sanksionet juridike si paditë për kundërvajtje dhe padit penale.Avokati i popullit është I pavarur dhe punon në bazë të kushtetutës dhe ligjit tha Ziberi.

“Çdo qytetarë që do të drejtohet deri tek Avokati i popullit apo Avokati I popullit pas zërave do të ketë njohuri se në procedurë administrative nga organi administrativ rrezikohen apo shkelen të drejtat ,ai do të veprojë,do të hapë procedurë dhe në mënyrë adekuate do të reagojë në kuadër të kompetencave që ka pa mar parasysh se ndaj cilit bartës të funksionit”, u shpreh avokati i popullit Naser Zyberi.

Duke pas parasysh se këtë vit është e paraparë të kemi regjistrim të popullsisë dhe zgjedhje lokale,avokati i popullit thotë se do të reagojë në kohë ndaj parashtresave të qytetarëve.

“Pres që qytetarët të cilët eventualisht do të vlerësojnë se u janë shkelur të drejtat të drejtohen tek Avokati i popullit ,ne do ti ndjekim zgjuar këto ngjarje . Kemi përvojë në ndjekjen e zgjedhjeve dhe në kohë reagojmë.Sa i përket regjistrimit , ai është proces që zgjat më së paku 15 ditë dhe qytetarët do të kenë hapësirë dhe kohë nëse vlerësojnë se të drejtat e tyre ligjore u janë shkelur Avokati i popullit është adresa ku ata do të mund të drejtohen”, theksoi Zyberi.

Mbështetja e qytetarëve është aleati kryesor në ballafaqimin me sukses të çështjeve që tangojnë liritë dhe të drejtat e qytetarëve thotë Zyberi.

Postime të ngjashme

Zaev përkujton viktimat dhe uron kryengritjen e Ilindenit

Z H

Tërmet në Kosovë, ndjehet në RMV dhe Sërbi

D V

Moti përvëlues “ngulfat” vendin, 80-100 intervenime të Ndihmës së Shpejtë

D V

Monitorim ndërkombëtar i proceseve gjyqësore

D V

Arkitekti z. Dashmir Arifi kandidat i PDSH-së për kreun e Komunës së Bogovinës

D V

Maqedonia e Veriut përballe me mungesën e punëtorëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...