Avokati i Popullit shpreh keqardhje të thellë për ngjarjen tragjike në Tetovë

Shkup, 9 shtator – Avokati i Popullit shpreh keqardhje të thellë për ngjarjen tragjike në spitalin në Tetovë, në të cilën një numër i madh i pacientëve humbën jetën të shtruar në spital për trajtim nga Kovid-19, dhe në të cilin ka pacientë të lënduar dhe punonjës shëndetësorë. Skenat e përhapjes së flakëve, lufta për të shpëtuar çdo jetë njerëzore, nuk mund të lërë askënd indiferent.Çdo imazh i kësaj ngjarje fatkeqe krijon dhimbje dhe pikëllim për humbjen e pësuar nga shumë familje.

 

Me këtë rast, Avokati i Popullit shpreh ngushëllimet e tij për familjet e njerëzve të vrarë tragjikisht, dhe gjithashtu shpreh shpresë për një shërim të shpejtë dhe shërim të të lënduarve në këtë ngjarje.

Avokati i Popullit beson se vetëm një hetim i shpejtë dhe efikas do të dëshmojë se sistemi i sundimit të ligjit funksionon. Duhet të ketë përgjegjësi për ngjarjen tragjike. Shteti ia ka borxh këtë së paku familjeve që humbën të dashurit e tyre.

Avokati i Popullit

Related posts

MPB: 141 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut në Shkup

N E

ASHMAA e hapi debatin publik për projekt- udhëzimin për reklamat politike me pagesë për zgjedhjet lokale

D V

Regjistrimi në Maqedoni, ESHS vazhdon përgatitjet

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com