Agjencia Zhurnal.mk

Avokati i Popullit: Tortura është krim kundër njerëzimit, secili meriton trajtim njerëzor

Shkup, 26 qershor – Zhurnal.mk – Secili meriton trajtim human, ndërsa tortura nuk është asgjë tjetër veçse krim kundër njerëzimit. Kjo urdhëron që të gjithë njerëzit, madje edhe ata të cilëve për cilat do arsye u është kufizuar liria e lëvizjes, të trajtohen pa iu shkelur dinjiteti, shkroi Avokati i popullit, Ixhet Memeti me rastin e Ditës ndërkombëtare për mbështetje të viktimave nga tortura.

“Me shpalljen e 26 qershorit Ditë ndërkombëtare për mbështetje të viktimave nga tortura, shënohet momenti kur në vitin 1987 hyri në fuqi Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër torturës dhe llojit tjetër të veprimit apo ndëshkimit jonjerëzor dhe poshtërues. Konventa e cekë karakterin absolut të ndalesës për torturë dhe e imponon nevojën e zbatimit të politikave për zero tolerancë në rastet e ekzistimit të saj”, ceket në kumtesën nga zyr e Avokatit të popullit.

Avokati i popullit punon vazhdimisht dhe me përkushtim në luftën kundër torturës, ndërsa çdo vit, tashmë nëntë vite me radhë, në këtë ditë e publikon edhe Raportin vjetor të Mekanizmit nacional preventiv.

Raporti, siç është cekur, përmban rrëfim të situatave në vendet e privimit dhe kufizimit të lirisë së lëvizjes dhe analizë të aktiviteteve të ndërmarra për parandalim nga tortura dhe veprimi apo ndëshkimi jo njerëzor apo poshtërues në këto vende.

Gjendjet e konstatuara dhe rekomandimet e dhëna drejtuar autoriteteve kompetente për tejkalim të mangësive të konstatuara janë rezultat i gjithsej 22 vizitave preventive, që ekipi i Mekanizmit nacional preventiv i zbatoi gjatë vitit 2019.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...