Agjencia Zhurnal.mk

Avokati i Popullit vlerësohet si institucioni më i besuar në vend

Prishtinë, 21 nëntor – zhurnal.mk – Institucioni i Avokatit të Popullit me rastin e shënimit të 19 vjetorit të themelimit mori lëvdata të shumta për punën e bërë ndër vite, derisa për të u tha se është institucioni më i besueshëm në Kosovë dhe rajon.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari tha se institucioni i Avokatit të Popullit fal përvojës së grumbulluar për 19 vite ka arritur që të shndërrohet në institucionin më të besuar në vend dhe Ballkan.

Sipas tij, ky institucion do të vazhdojë të trajtojë sfidat që lidhen më të drejtat e njeriut e për të cilat ka hartuar edhe plane e strategji që kjo betejë të kalojë me sukses.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama tha se ky institucion përmes inicimit të rasteve të ndryshme ka ndihmuar në zbatimin e kushtetutshmërisë në vend, raporton KP,transmeton Klan Kosova.

Sipas saj, Avokati i Popullit dhe Gjykata Kushtetuese janë universe paralele që garantojnë të drejtat e njeriut.

Lëvdata për punën që e ka bërë institucioni i Avokatit të Popullit për 19 vite punë ka shprehur edhe përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Richardo Serri i cili tha se Avokati i Popullit në Kosovë është ndër institucionet më të besueshme jo vetëm në vend, por edhe më gjerë

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...