Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Avokati i Trumpit mban dorën mbi kokë derisa pi ujë, ngjallë kureshtje te masa për këtë veprim

David Schoen fitoi vëmendjen e të pranishmëve me një gjest që bëri, derisa po merrte pjesë në seancën për votimin e gjykimit të ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Schoen, avokoat i Trumpit, u pa duke mbajtur njërën dorë mbi kokë derisa pinte ujë nga një gotë, e këtë e bëri gjatë fjalës hapëse të procesit për gjykimin e tij, transmeton Telegrafi.

E ky gjest i Schoenit nuk kaloi pa u vërejtur nga masa, madje disa filluan të japin opinione të ndryshme për këtë veprim.

“A e ka vërejtur dikush mënyrën e pazakontë të pirjes së ujit nga ana e David Schoen”, ka pyetur një përdorues i rrjeteve sociale.

Por avokati hebre që i takon besimit ortodoks duket se ka praktikuar një ritual religjioz.

Rabbi Menchem Genack nga Unioni i Ortodoksëve, ka shpjeguar se pasi që Schoen i takon këtij besimi, duhet ta mbulojë kokën dhe të thotë “bekuar” qoftë sa herë që ha apo pi.

Postime të ngjashme

​Aktivitetet që e rigjenerojnë trurin tonë

D V

Lum si mamatë që lindin në gusht, 7 arsyet fëmijët e tyre i duan dhe i lakmojnë të gjithë

D V

“Guida” si të bëhesh një mjeshtre e flirtimit

D V

Prindër, ndëshkoni veprimin dhe jo fëmijën!

D V

Zgjidhni një imazh dhe zbuloni mesazhin emocionues që ka për ju

D V

Jo 1 por 4 libra; Harry do të publikojë të dytin vetëm pasi mbretëresha të vdesë, për këtë arsye

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...