Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Avokati i Trumpit, Rudy Giuliani infektohet me koronavirus

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se avokati i tij personal, Rudy Giuliani ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

Këtë lajm presidenti amerikan e dha përmes një postimi në Twitter.

Giuliani, ish-kryetari i Nju Jorkut, së fundmi ka udhëtuar në shumë shtete në përpjekje për t’i ndihmuar Trumpit që të përmbysë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në disa shtete kyçe.

Presidenti Trump i uroi shërim të shpejtë Guilianit.

Më herët gjatë së dielës, Guiliani pati një paraqitje në Fox News ku foli për proceset gjyqësore që po zhvillon në disa shtete në emër të Trumpit.

Giuliani, 76 vjeç, ende nuk ka folur publikisht lidhur me infektimin e tij me koronavirus.

Postime të ngjashme

Asnjë i vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Britani

T E

Austria pezullon vaksinat AstraZeneca, një grua humbi jetën, një tjetër është në gjendje të rëndë

T E

Wang Yi: Kina koherente ne politikat e saj

R Zh

Rohani: Irani është i gatshëm të marrë masa pasi të hiqen sanksionet e SHBA-së

T E

‘Të gatshëm për të vdekur’: Protestuesit e Mianmarit mblidhen pas sulmeve brenda natës

T E

Izraeli rihap pjesën më të madhe të ekonomisë, përfshirë baret dhe restorantet

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...