Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Avokat i Popullit/Kryeministër 100 ditor, dilemat juridike për kandidatin Naser Ziberi?!

Zhurnal Ads

Shkup, 14 shtator, zhurnal.mk – Kanë mbetur edhe 3 muaj nga përfundimi i mandatit të Avokatit të Popullit, Ixhet Memeti dhe që tani në opinion po qarkullojnë emrat e mundshëm se kush do të ketë pasuesi i tij.

Një ndër emrat që po përflitet se do të zë vendin e Avokatit të Popullit është edhe Naser Ziberi, kandidati i BDI-së për kryeministër shqiptar. Ky i fundit javën e kaluar në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal as nuk konfirmoi por as nuk demantoi një gjë të tillë, por shkurt tha se deri më tani nuk ka marrë asnjë ofertë zyrtare nga asnjë subjekt politik për postin e Avokatit të Popullit.

“Deri më tani askush, asnjë subjekt politik, zyrtarisht nuk më ka ofruar për Avokat të Popullit”, tha shkurt, Ziberi për Zhurnal.

Por cilat janë dilemat juridike nëse emërohet Naser Ziberi në postin e Avokatit të Popullit, duke pasur parasysh se LSDM e BDI janë marrë vesh që në 100 ditët e fundit të qeverisjes kryeministër të jetë shqiptarë nga rradhët e BDI-së, që i bie të jetë Naser Ziberi. Çfarë do të ndodhë nëse Ziberi zgjidhet në Kuvend për Avokat i Popullit, ndërsa në 100 ditët e fundit të merr dhe postin e Kryeministrit të vendit? A do të duhet të heqë dorë nga pozita e Avokatit të Popullit për të marrë postin e kryeministrit?

Ekspertët thonë se nuk ka pengesa juridike që Ziberi të emërohet si Avokat i Popullit, por nëse Ziberin e nominojnë për Kryeministër në 100 ditët e fundit të Qeverisë, atëherë ky i fundit patjetër duhet të dorëhiqet nga funksioni i mëparshëm.

“Shikuar juridikisht, akrobacionet rreth funksionit të kryeministrit janë diçka të re, kjo nuk do të thotë se ka persona të cilët janë përcaktuar të bëhen kryeministra në ato 100 ditë të fundit. Drejt asaj, duke pasur parasysh personalitetin e Ziberit, sipas meje më mirë do ta kryente funksionin e Ombudsmanit sesa të kryeministrit. Ombudsmani ka obligim të shenjtë që t’i mbronë qytetarët nga gjitha llojet e diskriminimeve në shtet, ndërsa kjo përputhet me karrierën e Ziberit. Ndërsa kryeministri në 100 ditët e fundit, është një funksion tektnik e cila nuk bartë me vete shumë përgjegjësi as mundësi për të mbrojtur qytetarët. Me fjalë të tjerë ai funksion është “nënshkrues i glorifikuar” të rrogave dhe tehnika të tjera. Ajo është funksion për ndonjë që realisht nuk i pengon të jetë kryeministër pa resor, ndërsa BDI ka shumë kuadro të tilla. Person me eksperiencë si të Ziberit do të ishte më efikas në vend tjetër. Ndryshe, funksioni Ombdusman është juridikisht jokompatibile me çdo funksion tjetër në gjitha degët e pushtetit. Nëse një akrobacion i till bëhet, atëherë shteti nuk e vlerson atë funksion si seriozë dhe situata është shumë më e rrezikshme nga ajo çfarë mendojmë”, ka deklaruar për Zhurnal, eksperti juridik, Andrej Bozhinovski.

************************************************************************

Neni 8 i ligjit për Avokat të Popullit

FUNKSIONI AVOKAT I POPULLIT ËSHTË JOKOHERENT ME KRYERJEN E NDONJË FUNKSIONI DHE PROFESIONI TJETËR PUBLIK OSE ME ANËTARËSIMIN NË PARTI POLITIKE

************************************************************************

Qenan Aliu, jurist, për Zhurnal thotë se shikuar nga ana juridike aktualisht, ligji nuk e ndalon që kandidati i nominuar nga një parti politike për kryeministër në zgjedhjet parlamentare të zgjidhet Avokat i Popullit.

Por sipas tij nëse do të ushtronte detyrën e Kryeministrit në 100 ditët e fundit kuptohet sipas ligjit do të duhet që të dorëhiqet nga funksioni i Avokatit të Popullit sepse shpërfaqet inkompatibilitet të funksioneve publike.

“Dhe kuptohet, Avokati i Popullit zgjidhte me propozim të komisionit përkatës parlamentar nga ana e kuvendit, andaj edhe kuvendi do të duhej që të miratonte dorëheqjen e tij dhe tek më pastaj do të mund të zgjidhej për detyrën e kryeminsitrit. Megjithate, tek këta gjëra nuk janë të definuara si duhet, sepse në funksione publike profesionale të cilat citohen të jenë apolitike, politizohen me figura skajshmërisht të politizuara madje edhe nga eksponent partishë. Ju kujtohet kemi patur ministër të drejtësisë i zgjedhur për gjyqtar në gjykatën kushtetuese etj. Keni parasyshë fjala është për funksion i cili duhet të atakoj tre vite e gjysmë shkeljet e të drejtave dhe lirive të qytetarëve nga ana e qeverisë e që në në 100 ditët e fundit të vijë në krye të saj. Kjo mund të jetë edhe një nga paradokse që ndodhin në shoqërinë tonë. Megjithate është një funksion joshës dhe komod, me mandat 8 vjeçar, çështja është se a do të joshet z. Zyberi për këtë funksion publik apo jo, mbetet që të shihet”, ka deklaruar për Zhurnal, Qenan Aliu, jurist.

**********************************************************************

Neni 9 i ligjit për Avokat të Popullit

AVOKATI I POPULLIT SHKARKOHET:
1.NËSE VETË E KËRKON ATË
2.NËSE DËNOHET PËR VERPËR PENALE ME DËNIM ME BURG PA KUSHT PREJ SË PAKU GJASHTË MUAJ
3.SE PERGJITHMONË E HUMBË AFTËSINË PSIKO-FIZIKE PËR KRYERJEN E FUNKSIONIT AVOKAT I POPULLIT QË VËRTETOHET NË BAZË TË MENDIMIT DHE KONSTATIMIT TË INSTITUCIONIT KOMPETENT SHËNDETËSORË
4.NËSE I PLOTËSON KUSHTET PËR PENSIONIM SIPAS MOSHËS, DHE
5.PËR SHKAK TË KRYERJES SË FUNKSIONIT AVOKAT I POPULLIT NË MËNYRË JOPROFESIONALE, TË NJËANSHME DHE TË PANDËRGJEGJSHME.

************************************************************************

Ndryshe, Ligji për Avokatin e Popullit në mënyrë të prerë thekson se Avokati i Popullit është organ i pavarur që i mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve kur ato shkelen nga institucionet. Avokat i Popullit mund të zgjedhet personi i cili plotëson kushtet për punë në administratë shtetërore, është jurist i diplomuar me mbi 9 vjet përvojë pune juridike dhe me aktivitet të dëshmuar në mbrojtjen e të drejtave të qytetarit.

Postime të ngjashme

Vjeshtë aktive apo e “nxehtë” në arenën politike!

XH,I

Dimitrov: Qëllimi i zbatimit të reformave është të ndërtojmë demokraci evropiane

XH,I

Shtyhet seanca për “Monstra”

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...