Agjencia Zhurnal.mk

Avokatja e rastit “Lagja e Trimave” mbështetë Kurtin për idenë për hetim ndërkombëtar

Shkup, 13 nëntor – Zhurnal.mk – Avokatja, Artene Iseini, ka komentuar deklaratën e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, i cili kërkuar nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev hetim ndërkombëtarë për rastin e Kumanovës, transmeton Zhurnal.

Ajo në postimin në Facebook, e ka mbështetur ketë deklaratë të Kurtit për rastin Kumanova, ku ka thënë se “vetëm me ekspert dhe hetues të pandikuar nga interesat e atyre që inskenuan dhe realizuan ngjarjen e Kumanovës mund të kënaqet drejtësia”.

Postimi i plotë:

“Kërkesa e Kryeministrit të ardhshëm të Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, që të bëhet hetim ndërkombëtarë është një ndër obligimet dhe prioritetet e kësaj Qeverie. Vetëm me ekspert dhe hetues të pandikuar nga interesat e atyre që inskenuan dhe realizuan ngjarjen e Kumanovës mund të kënaqet drejtësia dhe djemt tanë të lirohen tërësisht nga akuza e Terrorizmit. Forca e re shpresa e re”, ka shkruar Iseini./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...