Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Axhenda e re e BE-së për vendet e Mesdheut vlen 7 miliardë euro

Bashkimi Europian ka propozuar një axhendë të re investimesh për Mesdheun që përfshin një plan ekonomik dhe investimesh për të stimuluar për një periudhë afatgjatë rimëkëmbjen e Mesdheut Jugor.

Për këtë zonë BE-ja parashikon një investim prej më shumë se shtatë miliardë eurosh në periudhën 2021-2027, që mund të mobilizojë investime private dhe publike deri në 30 milion euro në rajon për një dekadë, tha Bashkimi për Mesdheun (UfM).

Fushat e investimeve do të jenë ajo socio-ekonomike, mjedisi, ndryshimi i klimës dhe sfidat e sigurisë, të përkeqësuara nga pandemia Covid-19.

Axhenda e re u miratua pas bisedimeve me vendet e Mesdheut Jugor.
Pikat kryesore të politikave do të jenë zhvillimi i kapaciteteve njerëzore, qeverisja e mirë dhe shteti i së drejtës, ndërtimi i prosperitetit dhe tranzicionit dixhital, paqja dhe siguria, migrimi, komunikacioni dhe tranzicioni i klimës.

“Partneriteti i ripërtërirë i Europës dhe plani i saj i investimeve do të ndihmojnë rajonin mesdhetar në sfidat me të cilat përballet”, tha sekretari i përgjithshëm i UfM, Nasser Kamel.

“Ne duhet të rinovojmë përpjekjet tona të ndërsjella dhe të punojnë së bashku si partnerë në interes të të gjithëve. Ne jemi të vendosur të punojmë me partnerët jugorë në një axhendë që përqendrohet te njerëzit, në veçanti mbi gratë dhe të rinjtë, për t’i ndihmuar ata të realizojnë shpresat e tyre në një botë paqësore që është më demokratike, më e gjelbër, më e begatë dhe përfshirëse”, deklaroi shefi i politikës ës Jashtme të BE-së, Josep Borrell./atsh

Postime të ngjashme

Pashinyan merr sërish mandatin për krijimin e qeverisë së re

D V

Gjermania lejon një dozë përforcuese të vaksinës kundër COVID-19

D V

Situatë e rëndë me zjarret në Greqi

D V

Miliona evropianë nuk kanë para për pushime verore

D V

Roja i kampit nazist do të dalë para gjykatës në Gjermani

D V

Mbi 60 milionë të infektuar me koronavirus në Evropë, thotë OBSH

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...