Agjencia Zhurnal.mk

Azem Vllasi: Vetëvendosje të distancohet nga “Syri i Popullit”

Prishtinë, 22 janar – Zhurnal.mk – Albin Kurti dhe Glauk Konjufca nga Vetëvendosje janë akuzuar shpesh si ideatorë të oranizatës “Syri i Popullit”. Madje, ata kanë ngritur kallëzim penal ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli për këto akuza dhe kanë dëshmuar në prokurori.

Por, avokati Azem Vllasi që ishte viktimë e një tentim-vrasjeje nga kjo organizatë ka kërkuar që Lëvizja Vetëvendosje të distancohet, njofton Klan Kosova.

“Ndër të akuzuarit ishin disa që janë thirrur në Vetëvendosjen apo përkrahës së të kësaj partie. Nuk do të hyja në vlerësime më të thella, por besoj që Vetëvendosjes do t’i bënte mirë që të distancohej decitivisht nga këta njerëz dhe organizime të tilla sepse është mirë edhe për situatën politike tonën apo pretendimet që kjo organizatë ku shihet që shumë njerëz figurojnë ose simpatizantë të Vetëvendosjes dhe kjo nuk i bën mirë partisë”.

Kur Kurti dhe Konjufca kishin deklaruar në prokurori, Vetëvendosje kishte thënë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli “kanë deklaruar rrejshëm nën betim më datën 28 dhjetor të vitit 2018, në procesin gjyqësor ndaj të ashtuquajturës “Organizata Syri i Popullit”, dhe para gjyqtarëve kanë thënë se Kryetari Kurti dhe deputeti Konjufca janë pjesë e kësaj organizate të quajtur terroriste”.

Lëvizja gjithashtu ka thënë gjithashtu se përmes këtyre akuzave, Thaçi dhe Veseli, po përpiqen që ta eliminojnë politikisht këtë parti.//Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...