Azemi-Aliut: Manipulimi me projekte të huaja propagandë e zakonshme e kësaj qeverie

nga D V

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka akuzuar Ministrin e Infrastrukturës për përvetësim dhe manipulim me projektet e qeverive të kaluara, pas një video që publikoi për punimet përgjatë linjave hekurudhore Han i Elezit-Fushë Kosovë dhe Fushë Kosovë-Mitrovicë, ku po rehabilitohen tunelet, urave dhe linjave hekurudhore.

Azemi ka thënë se Aliu po bën fushatë politike me një projekt që nuk e ka inicuar dhe që nuk financohet nga Qeveria Kurti. Ai ka deklaruar se, projekti është nisur dhe siguruar nga qeveritë e mëparshme, kurse financimi vjen nga institucionet ndërkombëtare, jo nga buxheti shtetëror.

“Rehabilitimi i hekurudhave në Kosovë është projekt i financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Banka Evropiane për Investime, ndërsa pjesa e qeverisë është vetëm ekzekutimi i obligimeve kontraktuale të nënshkruara më herët….Kjo është propaganda e radhës e qeverisë për të maskuar mungesën e rezultateve konkrete në katër vite të qeverisjes së tyre”, ka shkruar Azemi.

Tutje, Azemi ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për ministra që bëjnë “propagandë me projekte të gatshme”, por për vizion dhe angazhim të vërtetë për të zgjidhur problemet infrastrukturore.

“Liburn Aliu duhet t’i tregojë qytetarëve se çfarë ka bërë realisht për të përmirësuar transportin publik dhe rrjetin rrugor, përveç përvetësimit të punës së të tjerëve!”, ka shkruar tutje ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More