Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Azerbajxhan, 4 civilë humbin jetën në shpërthimin e minës

Zyra e Kryeprokurorit të Azerbajxhanit ka bërë të ditur se 4 civilë azerbajxhanas humbën jetën pasi shpërtheu një minë e vendosur nga forcat armene, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shpërthimi ndodhi kur një automjet me të cilin transportoheshin civilët shkeli minën në fshatin Ashagi Seyidahmedli të provincës Fuzuli.

Provinca u çlirua kohët e fundit nga ushtria azerbajxhanase pas gati tre dekada të pushtimit armen.

Përderisa tërhiqeshin nga territoret e okupuara, forcat armene vendosën mina për të shënjestruar civilët, thuhet në kumtesën e Kryeprokurorit.

Autoritetet gjithashtu kërkuan nga populli që të mos hyjë në zonat e çliruara pa një leje të veçantë.

Marrëdhëniet midis ish-republikave Sovjetike të Azerbajxhanit dhe Armenisë kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991 kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor i njohur si pjesë e Azerbajxhanit dhe shtatë rajone fqinje.

Përplasjet e reja shpërthyen më 27 shtator dhe përfunduan me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia gjashtë javë më vonë.

Azerbajxhani çliroi disa qytete strategjike dhe rreth 300 vendbanime dhe fshatra nga okupimi armen gjatë kësaj kohe.

Para kësaj, rreth 20 për qind e territorit të Azerbajxhanit kishte qenë nën okupimin ilegal të Armenisë për gati tre dekada.

Postime të ngjashme

Historia e xhamisë “Al-Aqsa”

R Zh

Borell: BE do të zhvillojë bisedime urgjente mbi çështjen Izraelito-Palestineze

S.B.

IS merr përgjegjësinë për sulmin në xhaminë afgane

S.B.

Kina bën thirrje për veprim të këshillit të KB-së, kritikon SHBA-në

S.B.

Autoritetet duan ta zgjerojnë Kanalin e Suezit pas ngjarjes me anijen Ever Given

S.B.

Si e sheh BOTA luftën Izrael-Palestinë! Konflikti ngjall PROTESTA anë e mbanë globit, ‘forcat e mëdha’ botërore të ndara në qëndrime!

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...