Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Azerbajxhani akuzon Armeninë për sulm me raketa

Autoritetet në Azerbajxhan thonë se një sulm me raketa në qytetin e Ganjës vrau të paktën 12 vetë dhe plagosi 40 të tjerë në orët e para të së shtunës.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se qytetet Ganja dhe Mingachevir u goditën me raketa të lëshuara nga dy pika të ndryshme në Armeni. Autoritetet armene as nuk e kanë mohuar dhe as e kanë pranuar përgjegjësinë për sulmet ndaj dy qyteteve.

Sipas burimeve zyrtare në Azerbajxhan, sulmi me raketa i së shtunës shkatërroi të paktën 20 ndërtesa banimi në Ganja, qyteti i dytë më i madh i vendit.

Luftimet e vazhdueshme midis Azerbajxhanit dhe Armenisë shpërthyen në 27 Shtator dhe kanë shkaktuar vdekjen e qindra vetëve, duke shënuar përshkallëzimin më të madh të konfliktit që vazhdon me dekada mbi rajonin separatist të Nagorno-Karabakut që nga një armëpushim i vitit 1994.

Territori kryesisht etnik armen deklaroi pavarësinë e tij nga Azerbajxhani në 1991 gjatë rënies së Bashkimit Sovjetik, duke shkaktuar një luftë që i mori jetën deri 30,000 njerëzve para se të arrihej armëpushimi i vitit 1994. Megjithatë pavarësia e tij nuk njihet ndërkombëtarisht.

Postime të ngjashme

Kush është mjeku shqiptar që tentoi ta shpëtojë Kryetarin e Zagrebit që vdiq pardje

T E

Dilema false e rrezikut pas vaksinimit

T E

Masa më të ashpra kundër Coronavirusit në Malin e Zi

T E

Macron: Të nevojshme edhe disa javë para lehtësimit të masave antiCOVID-19

T E

Sllovakia pranon dozat e para të vaksinës ruse

T E

Orban kërcënon të nxjerrë partinë e tij nga grupi i Partisë Popullore Evropiane

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...