Bota

Azerbajxhani e Armenia akuzojnë njëra-tjetrën për bombardimin e vendbanimeve me civilë

Armenia dhe Azerbajxhani kanë akuzuar njëra-tjetrën të hënën për granatimin e vendbanimeve civileve ndërsa luftimet janë futur në ditën e nëntë. Janë luftimet më të ashpëra në Kaukazin Jugor në 25 vjetët e fundit, njofton agjencia Reuters.

Qindra persona kanë vdekur në luftimet e fundit në Nagorno-Karabakh, një enklavë që sipas ligjit ndërkombëtar i takon Azerbajxhani, por është e populluar dhe qeveriset nga armenët.

Luftimet janë intensifikuar në fundjavë dhe gjasat për një armëpushim të shpejt duken jo të mëdha veçanërisht pas fjalimit që mbajti presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, të dielën.

Në një adresim televiziv, Aliyev tha se forcat azerbajxhanase janë duke avancuar për të marrë tokat që i kanë humbur nga armenët etnik në vitet 1990-ta.

Ai ka kërkuar që Armenia të caktojë një afat kohor për tërheqjen nga Nagorno-Karabakhu dhe territoret azere përreth dhe ka thënë se Azerbajxhani nuk do të ndalë masat ushtarake derisa të ndodhë kjo.

“Azerbajxhani ka një kusht, dhe ky është lirimi i të gjithë territoreve të veta. Nagorno-Karabakhu është territor i Azerbajxhanit”, ka thënë Aliyev.

Duke folur më pas, ministri i Mbrojtjes i Armenisë, Artsrun Hovhannisyan, ka shtuar: “Nuk besoj se ka ndonjë rrezik për kryeqendrën Jerevanin, por ne megjithatë jemi në luftë”.

Luftimet kanë rritur shqetësimet ndërkombëtare. Azerbajxhani po përkrahet nga Turqia, dhe Armenia ka marrëveshje të mbrojtjes me Rusinë.

Të hënën, Nagorno-Karabakhu ka njoftuar se forcat azerbajxhanase kanë sulmuar me raketa qendrën e saj administrative, Stepanakertin, ndërsa Azerbajxhani ka thënë se Armenia ka lëshuar projektilë në disa qytete jashtë rajonit.

“Armiku po gjuan raketa në Stepanakert dhe Shushi. Do të vis ë shpejti reagimi i Ushtrisë Mbrojtëse”, ka thënë Vahram Pogosyan, zëdhënësi i liderit të Nagorno-Karabakhut.

Zëdhënësja e ministrisë së Mbrojtjes së Armenisë, Shushan Stepanyan ka shtuar se luftimet po vazhdojnë.

Azerbajxhani ka thënë se Armenia ka sulmuar zonat e populluara dhe infrastrukturën civile në Azerbajxhan. Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit ka thënë se sistemi i radarit ka regjistruar se raketat janë lëshuar nga territori i Armenisë.

Zyrtarët armenë nga Nagorno-Karabakh kanë njoftuar se të hënën kanë vdekur 21 ushtarë duke luftuar, duke e sjellë numrin total të vdekurve në radhët e ushtrisë në 223, që kur shpërtheu lufta.

Po ashtu është thënë se numri i civilëve të vdekur është rritur në 18.

Azerbajxhani nuk ka zbuluar numrin e të vdekurve në radhët e ushtrisë, por ka thënë se kanë vdekur 25 civilë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, John Stoltenberg, ka bërë thirrje të hënën për armëpushim në Nagorno-Karabakh.

“Është shumë e rëndësishme që të dërgojmë mesazh për të gjitha palët se duhet të ndalen menjëherë luftimet, dhe se duhet të përkrahim gjitha angazhimet për të gjetur një zgjidhje paqësore dhe të negociuar. Nuk ka zgjidhje ushtarake”, ka thënë Stoltenberg.

Postime të ngjashme

“Koka do të rrokullisen”, ushtarët e El Chapo i shpallin luftë kartelit të fuqishëm Meksikan

admin

Nënkryetari i Bundestagut, Thomas Opperman vdes papritur në moshën 66-vjeçare

admin

COVID-19, nga e marta të gjitha baret do të detyrohen të mbyllen në Paris

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...