Bota

Azerbajxhani nis ofensivën e madhe, merret komanda e Forcave Speciale armene

Ushtria azere ka nisur një ofensivë të gjerë ushtarake në zonën e Nagorno Karabakh dhe territoreve që mbahen nga ushtria armene.

Mediat lokale raportojnë për një ofensivë në të gjithë vijën e frontit me qëllim rikthimin e kontrollit të Nagorno Karabakh tek Azerbajxhani.

Në rrjete sociale janë hedhur foto të operacionit, ndërsa theksohet se është marrë edhe baza e forcave speciale të ushtrisë armene në rajon, e quajtur si “Komanda 193”.

Dy shtetet luftojnë prej një jave në Nagorno Karabakh, shkruan tetovasot.

Azerbajxhani kërkon largimin e forcave armene nga rajoni, ndërsa këta të fundit theksojnë se duan vetëvendosje për popullin armen që jeton në territorin e Nagorno Karabakh, i njohur si pjesë integrale e Azerbajxhanit.

Postime të ngjashme

Indi, punonjësit e shëndetësisë në grevë mes 78.500 rasteve të reja

admin

Italia në kolaps prej koronavirusit, paralajmërohet mbyllje si në mars

T E

Vritet gazetari i REL-it në jug të Afganistanit

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...