Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Azerbajxhani publikon numrin e ushtarëve të vrarë gjatë luftimeve për Nagorno Karabakun

Zhurnal Ads

Gati 2.800 ushtarë azerbajxhanas u vranë në luftimet me forcat etnike armene për rajonin e Nagorno Karabakut, thanë zyrtarët.

Kjo është hera e parë që Azerbajxhani publikon shifrat e viktimave nga konflikti i armatosur.

Ato u bën publike gati tre javë pasi një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia, që i dha fund luftimeve për rajonin, i cili ligjërisht është pjesë e Azerbajxhanit, por është kontrolluar nga armenët etnikë që nga fillimi i viteve 1990

Luftimet, të cilat shpërthyen më 27 shtator, ishin më të këqijat që nga fillimi i viteve 1990, dhe përfunduan me marrjen nën kontroll, nga ana e forcave të azerbajxhanit, të pjesës më të madhe të rajonit malor dhe zonave përreth.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se 2.783 ushtarë dhe oficerë të saj u vranë gjatë konfliktit, më shumë se 100 pjesëtarë të personelit ushtarak ishin ende të zhdukur dhe 1,245 ushtarakë u plagosën.

Në Armeni, zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë i thanë Radios Evropa e Lirë se kufomat e 2,718 ushtarakëve po identifikohen nga personeli mjekësor, duke shtuar se trupat e ushtarëve azerbajxhanas mund të ishin midis këtyre kufomave

Rusia ka vendosur gati 2,000 paqeruajtës në rajon për të monitoruar marrëveshjen e armëpushimit, e cila nuk e zgjidh çështjen e statusit ligjor të rajonit.

Rezultati i luftimeve ka qenë poshtërues për shumë armenë. Nënshkrimi i marrëveshjes së armëpushimit nxiti protesta në Jerevan, në të cilat bëhej thirrje për dorëheqjen e kryeministrit, Nikoll Pashinian.

Në Azerbajxhan, megjithatë, marrëveshja është vlerësuar si një fitore e madhe. Zyra e presidentit, Ilham Aliyev, njoftoi se 8 nëntori, dita kur trupat azerbajxhanase rifituan kontrollin mbi qytetin simbolik dhe strategjik të Shusha do të shënohet çdo vit si Dita e Fitores.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Para se të shkonte në spital Trump kishte pyetur mjekët: A do të vdes si Stan Chera?

admin

Komploti për rrëmbimin e guvernatores së Miçiganit ngre shqetësime për dhunë gjatë zgjedhjeve

admin

Për herë të parë në 100 vjet ekzistencë, gazeta amerikane ia kthen shpinën republikanëve: Votojeni Bidenin para Trumpit

admin

Izraeli transferon të ardhurat nga taksat tek Autoriteti Palestinez

S.B.

Prodhuesit përshkruajnë momentin kur kuptuan se vaksina funksiononte

S.B.

​Merkel: Na duhen 8 deri në 10 javë masa të ashpra

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...