Bota

Azerbajxhani publikon pamje të granatimit të caqeve armene në Nagorni-Karabaku

Forcat e armatosura të Azerbajxhanit kanë bombarduar disa prej caqeve të Armenisë në Nagorni-Karabaku.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Azerbajxhanit, forcat kryen “sulme artilerie mbi pozicionet e forcave armene të vendosura në territoret e okupuara”.

Situata në Nagorni-Karabaku u përshkallëzua më 27 shtator dhe luftimet po zhvillohen në territorin e diskutueshëm.

Si Azerbajxhani, ashtu edhe Armenia vendosën gjendje të jashtëzakonshme dhe shpallën mobilizimin.

Kujtojmë se Karabaku është një rajon i shkëputur që është brenda Azerbajxhanit, por drejtohet nga armenët dhe mbështetet nga Armenia.

Ai u shkëput nga Azerbajxhani në një luftë të viteve 1990, por nuk u njoh nga asnjë vend si republikë e pavarur.

Postime të ngjashme

Edhe Bangladeshi proteston duke kërkuar bojkotimin e produkteve franceze

admin

Debati i dytë Trump-Biden do të zhvillohet virutalisht

admin

Meksikë, shkon në mbi 100 mijë numri i viktimave nga COVID-19

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...