Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Azeski: Do të jetë kritik momenti kur do të pushojë ndihma shtetërore

Shkup, 26 dhjetor – Anëtarësimi në NATO dhe lëvizja drejt BE-së, çfarëdo që të jetë, na vendosë në binarë nga të cilët nuk mund të shkojmë majtas ose djathtas, duhet doemos të lëvizim drejt siç kërkohet nga hekurudha. Sa më shpejt që shkojmë në këtë drejtim, aq më lehtë do t’i zgjidhim problemet, shprehet kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski.

Azeski porositë se sundimi i ligjit është kyç, ndërsa duhet doemos të bëjmë regjistrimin.

“Ekonomia në këtë moment përballet me një sfidë shumë të vështirë, lufton në disa fronte sepse përveç krizës ekonomike dhe shëndetësore, këtu janë edhe kriza sociale dhe politike. Deri tani nuk kemi pasur përvojë të këtillë, kjo është duke ndodhur për herë të parë dhe prandaj parashikimet tona në fillim ishin shumë pesimiste. Ndonëse mendonim se do të ketë krizë likuiditeti që gjatë verës sepse ekonomia jonë është vendosur në mënyrë problematike (80 për qind e eksportit është në BE, ndërsa nga ato 80 për qind, 70 për qind shkojnë në Gjermani dhe këtë e bën një kompani – “Xhonson Meti”), ndësa përveç kësaj, në kushte të KOVID-it, kishim edhe zgjedhje, megjithatë, ia dolëm ta tejkalojmë gjithë këtë. Por, tani presim që kur të pushojnë mbështetjet qeveritare, do të vjen deri te disa çrregullime të likuiditetit. Nuk mund të mos ketë pasoja”, tha ai.

Kjo është ndonjë vazhdimësi e situatës së krizës, nuk mund të parashikohet se sa do të zgjasë kriza, por tani për tani po ecim mirë.

Kriza e vitit 2008 praktikisht edhe nuk ka mbaruar asnjëherë dhe kjo mund të konsiderohet pjesë e saj. Është e frikshme kur shikohet se kjo krizë ka vazhdimësi tashmë 12-13 vjet dhe assesi nuk mund të gjendet asnjë përgjigje për të sepse ndoshta shoqëria, por edhe e gjithë bashkësia botërore nuk kanë gjetur mënyrën për t’u përballuar me sfidat.

Kriza nuk do të mbarojë shpejt, e as që dihet se sa do të zgjasë, ndërsa edhe askush deri tani nuk mund të parashikojë. E gjithë kjo shteron burimet dhe rezervat e botës, e vështirëson lëvizjen, ndërsa kjo është baza për biznesin. Nëse vuan biznesi, do të vuajë edhe standardi i popullatës, do të vuajnë zhvillimi dhe investimet. Ka parashikime që disa nga vendet që kanë bazë më të fortë, në fillim të tremujorit të dytë të vitit 2021 do të fillojnë me kufizime të ndihmës shtetërore dhe më pas ato kompani që do të mbijetojnë, do të duhet të mbajnë barrën kryesore. Edhe te ne ka të tilla. Në formë më të mirë, të afta për t’i bërë ballë të gjitha sfidave dhe për të mbijetuar në çfarëdo kushtesh janë rreth 300 – 500 kompani tona nga gjithsej 90.000 të regjistruara (45.000 aktive, nga të cilat 90% janë ndërmarrje të vogla dhe të mesme). Ato në fakt do ta shtyjnë ekonominë përpara dhe do të jenë nxitësit e zhvillimit të mëtejshëm.

Në fakt, ne kemi kompani të mira që edhe në kohë krize kanë arritur të mbajnë eksportet dhe prodhimin. Kompanitë tona janë brenda pritjeve tona – ato që kanë punuar në mënyrë solide në dhjetë vitet e fundit, do ta përballojnë krizën, madje edhe do të investojnë, do të hapin vende pune, por ka edhe sektorë dhe ndërmarrje të tilla që do të paguajnë çmim të lartë.

Duhet përmendur edhe atë se nuk ka ndodhur që ndonjë prej investimeve të huaja në vend të heqë dorë ose të largohet, gjë që është pozitive.

Postime të ngjashme

ESHS: Të rrejshme janë informacionet lidhur me aplikacionin për vetë regjistrim nga diaspora

Z H

Kuvendi po shqyrton disa ligje, votimi është caktuar për më 9 mars

Z H

Afat edhe pesë vite për legalizim të ndërtimeve të egra

Z H

721 raste të reja me Covid, vdesin 9 pacientë

Z H

“Procedura për zgjedhje të kandidatëve për kryetarë të komunave niset nga anketa”

Z H

Besimi: Interesi për eurobondin 2,3 herë më i madh, që tregon se jemi tërheqës për investuesit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...