Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Azeski nënshkroi dy marrëveshje të rëndësishme me asociacionin turk dhe grek të biznesit

Shkup, 17 qershor – Vendosje në funksion e Forumit Tregtar – Industrial Turqi – Maqedoni e Veriut dhe Agjendë për hapjen e perspektivave të reja në drejtim të rritjes së bashkëpunimit në biznes me Greqinë, janë aktivitetet e para të paralajmëruara me të cilat do të fillojë thellimi i bashkëpunimit në biznes i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut me Turqinë dhe Greqinë

Për këtë qëllim, janë nënshkruar memorandume për bashkëpunim nga ana e kryetarit të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski me kryetarin e Unionit të Odave dhe Shkëmbim të Mallrave të Turqisë, Rifat Hisarçiklliogllu dhe me kryetarin e Unionit të Odave Greke dhe të Odës Athinase për Tregti dhe Industri, Konstantinos Mihalos.

“Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut dhe Unioni i Odave dhe Shkëmbimit të Mallrave të Turqisë, në kuadër të Forumit Tregtar – Industrial Turqi – Maqedoni e Veriut, do të punojnë në krijimin e iniciativave të përbashkëta për përmirësimin e kushteve për investim, të bashkëpunimit gjithëpërfshirës tregtar, si dhe në përmirësimin e lidhjes infrastrukturore ndërmjet të dyja vendeve, që do të inicojë edhe rritje të bashkëpunimit ekonomik në periudhën pas kovidit e cila është para nesh”, theksoi Azeski në nënshkrimin virtual.

Azeski në nënshkrimin onllajn theksoi se është nder të bashkëpunohet me bashkësinë më të madhe afariste nga Greqia.

“Iniciativa politike i tregon rezultatet e saj, dhe hapen gjithnjë e më shumë mundësi që biznesmenë maqedonas të jenë aktivë në Greqi, por gjithashtu pritet bashkëpunim i asociacioneve të biznesit dhe kompanive të projekteve, si dhe ndarje të përvojave të tyre në aktivitetet e tona të BE-së”, tha Azeski.

Postime të ngjashme

Deri në tre orë pritje në kufirin Serbi-Maqedoni! Mërgimtarët ankohen: Kjo është e tepërt

D V

Këto vendime solli kryesia qendrore e ASH-së

D V

Bexheti në mbështetje të vlerave kulturore e artistike

D V

Mersel Bilalli: Në duart e Besës është “çelësi i qeverisë”

D V

Ohri mbeti në listën e UNESCO-s, do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë

D V

U harxhuan miliona, por shatërvanët në qendër të Shkupit nuk punojnë!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...