Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Azeski: Ngjarjet politike nuk ndikojnë mbi biznesin me Bullgarinë

Shkup, 24 dhjetor – Zhvillimet politike me Bullgarinë nuk ndikuan mbi punën e odës sepse në këto 30 vjet mësuam se duhet të merremi me kompetencat tona për të cilat nga marrëdhëniet politike të rëndësishme janë vetëm qeverisja e së drejtës dhe funksionimi i shtetit juridik, porositi sot kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski.

“Ne nuk kemi kurrfarë problemi në bashkëpunimin me biznesmenët bullgar dhe duam në mënyrë infrastrukturore t’i nxisim qeveritë e të dy shteteve të punojnë në lidhshmërinë e vendeve sikur me gjithë të tjerat. Në atë plan do t’i intensifikojmë aktivitetet edhe përmes odave dhe në atë mënyrë do të kontribuojmë të rritet këmbimi tregtar”, tha Azeski në përgjigje të pyetjes nëse ndjehet ndikimi i zhvillimeve të fundit me Bullgarinë mbi biznesin dhe këmbimin tregtar, pas nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim me ASHAM.

Potencoi se janë për në NATO dhe BE por që kërkojnë edhe treg të ri që të sigurojnë shpërndarje të rrezikut.

“Këto janë procese afatgjate në të cilat punojmë. Sa i përket fqinjëve në të cilat e përfshij edhe Bullgarinë mund të them se Marrëveshja e CEFTA-s nuk i dha rezultatet e pritura dhe praktikisht këmbimi me vendet e fqinjësisë nuk është rritur. Për atë bëjmë plan aksionar për vitin e ardhshëm me Odën bullgare të intensifikojmë disa aktivitete njejtë sikur edhe me Odën kosovare, shqiptare, serbe dhe greke që të rritet këmbimi i cili tashmë dhjetë vjet lëviz gjithsej rreth 300 milion euro me të gjithë fqinjët”, saktëson Azeski.

Postime të ngjashme

Arian Hakiki u zgjodh kryetar i Alternativës në degën e Tearcës

R Zh

Rexhepi: Gazifikimi i amvisërive në pjesën më të madhe të komunave do bëhet realitet në fillim të vitit të ardhshëm

R Zh

Ali Ahmeti: Diaspora, pjesë e pandarë e jona

R Zh

Ademi: ASH-AA manipulojnë me numrin e qytetarëve që nuk kanë nënshtetës

R Zh

Makraduli: Dokumentet personale do t’ju vijnë në adresë shtëpie

T E

Selami: Qytetarët të jenë të qetë, të gjithë do të regjistrohen

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...