Shkup, 8 mars – Pjesëmarrja e arsimit në buxhetin shtetëror të rritet prej 3,5 në 5 për qind, propozon kryetari I Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski.
Në analizën e tij të sotme të publikuar në faqen e internetit të Odës, Azeski thekson se edhe pot ë mos ishte pandemia me Kovid, mungesa e kuadrit profesional do të mbetej problem më i madh I kompanive.
Azeski tregoi për nevojën e krijimit të politikës relevante regjistruese sipas nevojave të kompanive në nivel lokal dhe rajonal, modernizimit të arsimit profesional dhe trajnimit përmes identifikimit të nevojave të kompanive, realizimit cilësor të trajnimit praktik dhe përforcimit të dialogut social.
Sipas tij, të gjithë flasim se dëshirojmë të jetojmë në shtet të zhvilluar dhe të pasur, por çelësi për zhvillim ekonomik të vendit janë investimet në arsim cilësor. Kjo do të thotë rritje të mjeteve financiare që do të shkojnë për arsim.
Ai përkujton edhe analizën e fundit e cila tregoi se 85 për qind e ndërmarrjeve janë të gatshme të pranojnë nxënës për mësim praktik.