Shkup, 28 tetor, zhurnal.mk – Përfaqësuesit e AZGJ-së realizuan një takim pune me përfaqësuesit e Agjencisë së Shërbimeve Mediatike, Audio dhe Audiovizuale, Andriana Skerlev-Çakar, udhëheqëse e Sektorit të Çështjeve Juridike; Ivona Mufisheva Aleksovska, udhëheqëse e Njësisë së Çështjeve Normative-Juridike dhe Kalina Stojanovska, bashkëpunëtore e çështjeve juridike dhe burimeve njerëzore në Njësinë e Çështjeve Administrativo-Juridike.
Gjatë këtij takimi u diskutua për shkallën e zbatimit të dispozitave të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në punën e Agjencisë së Shërbimeve Mediatike, Audio dhe Audiovizuale, përshtatjet dhe hapat e nevojshme që duhet të ndërmerren, duke sqaruar edhe dilema të caktuara lidhur me zbatimin praktik të saj.
Të dyja palët shprehën gatishmëri për bashkëpunimin dhe përforcimin e dialogut të ndërsjellë, në mënyrë që të zbatohet me sukses dhe në mënyrë të vazhdueshme Ligji i Përdorimit të Gjuhëve.