Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

AZGJ demanton Simovskin: Të gjitha dokumentet janë përkthyer në kohë

Shkup, 2 mars – Zhurnal.mk – Drejtoria për zbatimin e gjuhëve ka demantuar deklaratat e drejtorit të Entit Shtetëror për Statistika Apostoll Simovski se AZGJ nuk i përkthen në kohë dokumentet e nevojshme dhe formularet, informon Zhurnal.

Nga AZGJ shprehen se të gjitha dokumentet që u kërkuan nga ESSH për përkthim edhe në vitin 2019 edhe gjatë këtij viti, janë përkthyer dhe dorëzuar në kohë.

“Në lidhje me deklaratën e drejtorit të Entit Shtetëror të Statistikës, Apostoll Simovski, të dhënë më 1 mars 2021 për TV21 lidhur me pretendimet se Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së (AZGJ) nuk i përkthen klasifikimet që kërkohen për regjistrimin, do të donim ta demantojmë një deklaratë të tillë të pavërtetë dhe tendencioze të tij dhe t’i theksojmë faktet në vijim:

Në interes të realizimit të të drejtave të qytetarëve, me iniciativë të drejtorit të AZGJ-së, Ylber Sela, më 10 shtator 2019 është realizuar një takim pune me drejtorin Simovski, ku, nga ana e AZGJ-së, është ofruar ndihmë profesionale në pjesën e përkthimit dhe të lekturës së formularëve të cilët i përdor Enti Shtetëror i Statistikës për qëllime statistikore.
Ndihma konkrete që u kërkua nga AZGJ-ja për përkthimin dhe lekturimin e formularëve zyrtarë të fushave të ndryshme statistikore u realizua plotësisht nga shërbimet profesionale të AZGJ-së, me ç’rast, në takimin e punës me ish zëvendësdrejtorin e Entit Shtetëror të Statistikës, Zirap Ademi, të mbajtur më 23 dhjetor 2019, aktet e përkthyera dhe të lekturuara iu dorëzuan Entit Shtetëror të Statistikës. Për këtë ekzistojnë dëshmi edhe në arkivin e AZGJ-së, si dhe në njoftimet mediatike të cilat janë në dispozicion në ueb faqen zyrtare të AZGJ-së.

Përveç kësaj, më 24 shkurt 2021, AZGJ-së i është dorëzuar për përkthim dhe lekturë Udhëzimi për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2021, e që më 25 shkurt ia kemi dorëzua Entit Shtetëror të Statistikës të përkthyer dhe të lekturuar në gjuhën shqipe. Njëkohësisht, Enti Shtetëror i Statistikës më 25 shkurt dhe 1 mars të këtij viti, me anë të postës elektronike i ka dërguar për përkthim dhe lekturë edhe materialin tjetër në lidhje me regjistrimin, që është i vëllimshëm e që nevojitet kohë për t’u përpunuar. Sidoqoftë, edhe ky do t’i dorëzohet në kohë Entit Shtetëror të Statistikës”, reagojnë nga AZGJ.

Andaj, nga AZGJ thonë se përpjekjet e Simovskit për ta paraqitur AZGJ-në si partner jo konstruktiv, janë të pabaza sepse AZGJ siç thonë, janë dhe do të jenë të hapur për bashkëpunim me çdo institucion publik.

“Për këto arsye, çdoherë kur Enti Shtetëror i Statistikës ka pasur nevojë për bashkëpunim dhe ndihmë profesionale, AZGJ-ja u është përgjigjur kërkesave pa vonesë. Në këtë kontekst, vlerësojmë se përpjekjet e drejtorit Simovski që ta paraqesë AZGJ-në si partner jokonstrukiv, janë të pabaza, duke marrë parasysh se AZGJ-ja ka qenë dhe do të jetë e hapur për bashkëpunim me çdo institucion publik, përfshirë këtu edhe Entin Shtetëror të Statistikës, për realizimin e interesave të qytetarëve dhe për zbatimin e plotë të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve. Në qoftë se drejtori Simovski konsideron se pretendimet tona janë të pavërteta, e ftojmë që publikisht t’i vërtetojë me dëshmi pohimet e tij”, thuhet në reagimin e AZGJ-së.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Rektori i Universitetit të Tetovës, Vullnet Ameti uron besimtarët mysliman me rastin e Fitër Bajrami

N E

Pedro Sançez: Spanja mbështet hyrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE

N E

Lajmi i Fundit / I plagosur në Butel të Shkupit, ndërroi jetë

N E

Hoxha thirrje bujqve për të aplikuar për subvencione

R Zh

Analizë / Përmes aderimit të Iranit në SCO, Rusia do ta realizojë ëndrrën e saj për krijimin e një OPEC-u të gazit natyrorë

R Zh

Një shtatë vjeçare lëndohet rëndë në një aksident trafiku në Tetovë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...