Agjencia Zhurnal.mk

AZGJ-ja e shënoi Ditën Europiane të Gjuhëve

Shkup, 26 shtator – Me rastin e 26 Shtatorit – Ditës Europiane të Gjuhëve, AZGJ-ja organizoi një tryezë të rrumbullakët në Klubin e Deputetëve me temë “Shumëgjuhësia në Republikën e Maqedonisë së Veriut – një mundësi ose pengesë në procesin e ndërtimit të një shoqërie qytetare demokratike”.

Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, iu drejtua të pranishmëve dhe përfaqësuesve të medieve, duke theksuar se AZGJ-ja njeh rëndësinë e kësaj date simbolike që shënon shumëgjuhësinë dhe diversitetin gjuhësor në Europë. AZGJ-ja do të vazhdojë ta shënojë këtë datë të rëndësishme, sepse shkalla e respektit dhe edukimit të larmisë gjuhësore është pasqyrim i shkallës së zhvillimit demokratik të secilit shtet.

Në tryezën e rrumbullakët, paraqitje kishin edhe Xhelal Hoxhiq, zëvendësdrejtor i Agjencisë së Realizimit të të Drejtave të Bashkësive; Ana Popova Manasievska, kryetare e Shoqatës së Përkthyesve dhe të Interpretuesve (MATA); Diana Treneska, përfaqësuese nacionale e Këshillit të Europës për shënimin e Ditës Europiane të Gjuhëve dhe përfaqësuese e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës; Dragana Gjoreska, profesoreshë në SHEJQSH “Vasil Antevski – Dren”, si dhe profesoresha universitare Ajten Hajdari-Qamili.

AZGJ-ja e shënoi Ditën Europiane të GjuhëveMe rastin e 26 Shtatorit – Ditës Europiane të Gjuhëve, AZGJ-ja organizoi…

Posted by Агенција за примена на јазикот / Agjencia e Zbatimit të Gjuhës on Saturday, September 26, 2020

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...