Aziri: Do t’i përdorim të gjitha mjetet që na i lejon ligji për të mbrojtur legjitimitetin

nga D V

Shkup, 1 tetor – Elmi Aziri nga ASh e Selës foli për 100 ditshin e Qeverisë qe sipas tij, janë 100 ditë gënjeshtra e mashtrime.

Aziri tha se, asnjë premtim parazgjedhor i koalicionit VLEN nuk është i përfshirë në programin qeverisës.

“Nëse analizojmë 100 ditëshin e Qeverisë, mund shumë lehtë dhe drejt të konstatojmë se janë 100 ditë mashtrimi, janë 100 sitë gënjeshtra, janë 100 ditë nënshtrime, 100 ditë nënçmime”, tha Elmi Aziri në “Daily Click”.

Aziri tha se do t’i përmendin të gjitha dështimet e Qeverisë në 100 ditë qeverisje dhe do të vendoset për veprimet e mëtutjeshme. I pyetur nëse do të ketë protesta, Aziri tha se ende nuk janë është vendosur diçka e tillë por, siç tha, do t’i përdorin të gjitha mjetet që ua lejon ligji për të mbrojtur legjitimitetin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More