Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Aziri: Ligji për nënshtetësi do të kalojë procedurat në komisionin parlamentar

Shkup, 22 korrik – Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri, pas seancës së Kuvendit, ku u votua nevoja për miratimin e Ligjit për nënshtetësi, deklaroi se me këtë ligj do të zgjidhen të gjitha problemet me të cilat janë përballur qytetarët që nuk kanë pasur nënshtetësi për tre dekada. Aziri beson se ky ligj, për disa do të kalojë edhe procedurat në Komisionin për Çështje Evropiane, pas çka duhet të kthehet në seancë plenare në lexim të dytë.

“Sot në seancën e 47 është votuar nevoja për Ligjit për nënshtetësi, ligj i cili është i dakorduar mes koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dhe Qeverisë. Konsideroj se me këtë ligj, do të zgjidhet një problem tre dekadësh që i tangon një numër të caktuar të qytetarëve. Ligji është me flamur evropian, rrjedhimisht besojmë se për disa ditë do të kalojnë edhe procedurat në Komisionin për Çështje Evropiane, pastaj do të votohet edhe leximi i dytë i ligjit përmes të cilit, kategoria e cila ka qenë e përjashtuar nga realizimi i të drejtave, do të mund të realizon të gjitha të drejtat sociale, ekonomike në këtë vend”, deklaroi Aziri.

Ai tha se me që ligji është me flamur evropian, nuk parasheh të ketë bllokada të reja për këtë ligj.

“Rregullorja e parlamentit është e qartë, debati është i kufizuar edhe në Komisionin për Çështje Evropiane edhe në seancën plenare. Konsideroj se rregullorja e parlamentit nuk jep asnjë mundësi që të bllokohet ligji, andaj shpresojmë se do të kemi konstruktivitet nga të gjithë përbërësit politike në Kuvend, për shkak se bisedohet për një ligj që mundëson jetë për një grup të caktuar të qytetarëve që e kanë pasur të pamundur që të realizojnë të drejtat e tyre”, tha ai.

Aziri po ashtu shtoi se, deputetët shqiptarë treguan unitet në lidhje me këtë ligj.

“Në këtë rast, do të dua t’i përgëzoj deputetët shqiptarë që treguan një unitet sa i takon këtij problemi, kësaj çështje. Njëkohësisht, të gjithë deputetët që patën sens dhe votuan pro nevojës të këtij ligji”, deklaroi deputeti Aziri.

Postime të ngjashme

Ende ka disa vatra aktive të zjarrit në rajonin e Kumanovës

Z H

Pa energji elektrike banorët e Studeniçanit dhe të Karposhit

Z H

MSH: Dje janë vaksinuar 12.939 qytetarë

Z H

Maqedonia me mungesë të zjarrfikësve, automjeteve, aeroplanëve e helikopterëve

Z H

Për të kaluar në Tabanoc pritet deri 40 minuta

Z H

Moti sot me diell dhe shumë i nxehtë, temperaturat deri 42 gradë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...