Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Aziri: Qeveria dështoi me menaxhimin e pandemisë, nuk kishin asnjë plan

Zhurnal Ads

Shkup, 10 shtator, Zhurnal.mk – Elmi Haziri nga ASH-ja i ftuar në emisionin “Rruga drejt”, gjatë debatit mbi menaxhimin e pandemisë, tha se qeveria e asaj kohe, por edhe tani në mandatin e dytë nuk ka pasur dhe nuk ka një plan as shëndetësor dhe as ekonomik.

Ai kujtoi se gjatë pandemisë në muajt prill-maj qeveria nuk kishte asnjë plan, ajo u pa qartë kur merrte vendime brenda ditës dhe në mbrëmje mbyllte qytete të tëra, si në rastin e Kumanovës, ku më pas paniku dhe nevoja e popullatës për t’u furnizuar me ushqime e vështirësonte edhe më tej situatën.

Opinioni e di se në fazën fillestare të pandemisë kur qeveria merrte vendime “ad hoc” ku në orën 4 merrte vendime dhe në orën 7 mbyllte qytete të tëra dhe gjatë asaj periudhe kishte vërshime të popullatës për t’u furnizuar me ushqime. Kjo e vështirësonte edhe më tej situatën. Këta kanë qenë të pandjeshëm, sidomos në fazën fillestare qeveria ka qenë e goditur nga kriza dhe nuk kanë pasur asnjë plan ndërsa të tjerët informonin se pandemia do të vazhdojë gjatë, por këta, qeveria, nuk arrinte të përgatiste një plan menaxhimi- tha Aziri.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Reparti i Psikiatrisë dhe Neurologjisë në Kumanovë shndërrohet në Qendër për Covid

Z H

Sela kërkon Qeveri të zgjeruar dhe zgjedhje parlamentare bashkë me ato lokale

E.E.

Inspektorët dhe policia në terren, u largua vendbanimi i paligjshëm dhe mbeturinat nën Hekurudhë

T E

I pari nga zyrtarët do të vaksinohet Venko Filipçe

D J

Osmani – Holstein: Pritjet nga presidenca gjermane janë të larta

E.E.

Deri në fund të vitit do të montohen edhe katër spitale modulare

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...