Shqipëri

Babai e vëllai vranë 23-vjeçaren dhe e fshehën në Dajt, detajet e ekzekutimit të Eglantina Bucit

Zhurnal Ads

Vrasja dhe fshehja e kufomës së një vajzë 23-vjeçare në Tiranë është zbardhur pas 8 vitesh nga Policia, që ka arrestuar si autorë babanë dhe vëllanë e saj.

Ngjarja e ndodhur në vitin 2012 është zbuluar pas identifikimit të kufomës që u gjet në Malin e Fagut në Shëngjergj, më 18 shtator të po atij viti. Pas hetimeve intensive të nisura në vitin 2017, është zbuluar se Eglantina Buci është vrarë me armë zjarri nga babai e vëllai i saj sepse kishte ikur nga shtëpia për të bashkëjetuar me të dashurin. Familja me origjinë nga Dibra, me banim në Bathore, nuk e ka pranuar vendimin e vajzës, në atë kohë 23 vjeçe, dhe babë e bir kanë marrë vendimin fatal për të e për shumë vite me radhë kanë fshehur gjithçka.

Policia e Tiranës tha dje se ka finalizuar operacionin e koduar “Heshtja”, duke ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest me burg” për Faik Bucin, 66 vjeç, i cili u arrestua në shtëpinë e tij dhe Shkëlzen Bucin, 37 vjeç, i cili ndodhet në burg për një vrasje të mbetur në tentativë.

ZBARDHJA E KRIMIT

Policia e Tiranës njoftoi dje për finalizimin e operacionit të koduar “Heshtja”, gjatë të cilit u arrestuan 2 persona për një vrasje të ndodhur dy vite më parë. Nga Seksioni i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës në Sektorin e Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë është bërë i mundur dokumentimi dhe zbardhja e një vrasjeje të ndodhur në vitin 2012, në vendin e quajtur “Mali me Gropa”, Tiranë.

Në pranga është vënë njëri prej autorëve, ndërsa autorit tjetër i është komunikuar masa në burgun ku po vuan dënimin. Policia tha dje se në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura më parë, pas një pune hetimore dhe procedurale të mirorganizuar dhe të pandërprerë, nga Sektori i Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Institutin e Policisë Shkencore Tiranë, Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit policor të koduar “Heshtja”.

Në kuadër të hetimeve u bë e mundur gjetja e disa pjesëve të një skeleti (eshtra) të një kufome të paidentifikuar të gjetur në datë 14.09.2012, në vendin e quajtur Mali me Gropa, Tiranë.

Pas një pune hetimore të pandërprerë që prej vitit 2017, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, janë rifilluar hetimet në lidhje me këtë çështje dhe mbi veprimet hetimore dhe procedurale është bërë i mundur identifikimi shkencor eshtrave, të cilat i përkasin shtetases Eglantina Buci, e datëlindjes 1989, lindur në Dibër dhe banuese në Babrru, Tiranë.

ARRESTIMET

Nga grupi hetimor i ngritur posaçërisht për këtë çështje u bë zbardhja dhe dokumentimi i plotë ligjor me prova shkencore i kësaj ngjarjeje. Në datën 04.09.2020, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masat e sigurisë “Arrest në burg” për autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht: shtetasit Faik Buci, 66 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Babrru, Tiranë; Shkëlzen Buci, 37 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Babrru, Tiranë.

“Shtetasit Faik Buci dhe Shkëlzen Buci, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë më armë zjarri pistoletë shtetasen Eglantina Buci dhe më pas e kanë fshehur (groposur) kufomën në Malin me Gropa, Tiranë.

Motivi i vrasjes së bërë nga babai dhe vëllai i saj lidhet me faktin që shtetasja Eglantina Buci është larguar nga banesa për të bashkëjetuar me një shtetas tjetër, pa dëshirën e familjarëve të saj”, tha dje zyrtarisht Policia.

Ndërsa theksoi se Shkëlzen Bucit iu komunikua masa e sigurisë në ambientet e burgut ku vuan dënimin, pasi është arrestuar më parë po nga Sektori Krimeve të Rënda Ndaj Jetës për një ngjarje tjetër, për “Vrasje me paramendim” të mbetur në tentativë, të ndodhur në Tiranë, në vitin 2017.

Ky shtetas, aktualisht është duke vuajtur dënimin me 13 vite burgim. Ndërsa pas daljes së masës së sigurisë për shtetasin Faik Buci, Sektori i Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës bëri të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij. Në momentin e ndalimit, atij i është gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një thikë.

Postime të ngjashme

Një burrë me dy gra e shtatë fëmijë, Iliazi, Anifeja dhe Manushaqja: Jetojmë të lumtur së bashku

admin

Erion Braçe del me mesazhin e fortë për socialistët dhe zbulon çfarë do të ndodhë këtë fundjavë: Mos kurse kërkënd!

admin

“56.2% më shumë”- Rama publikon shifrat e rritjes së pagave në sektorin publik

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...