Agjencia Zhurnal.mk

Babai i Almirit: Gjykata e vrau për së dyti herë djalin tim

Shkup, 21 qershor, zhurnal.mk – Përfundoi rigjykimi për rastin e Almir Aliut. Vendimi i gjykatëses Maja Denkoska nuk ndryshoi aspak nga ai paraprak. Katër të akuzuarit u shpallën fajtor dhe u dënuan njëjtë si herën e parë.

“Për veprat e kryera penale, Gjykata i dënon në mënyrë identike si në vendimin e parë. Boban Iliq me burg prej 6 viteve, Sedat Aliu me burg 6 muaj, Sami Demiri me burg prej 9 muaj dhe Abdulla Aliu me burg prej 9 muaj”, tha Maja Denkoska, Gjykatëse.

Përsëritjen e vendimit familja Aliu e cilëson vrasje të dytë të Almirit.

“Përsëritja e gjykimit për ne nënkuptoni vrasje të dytë. Këtë neve e kemi pritur. Gjykata e Kumanovës nuk ndan drejtësi për shqiptarët. Jemi të anashkaluar shqiptarët për dallim nga maqedonasit”, deklaroi Sedat Aliu, babai i Almir Aliut.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...