Agjencia Zhurnal.mk

Babai i Boki13, Mile Jovanovski pranon fajin për sulmin mbi priftin

Shkup, 12 nëntor – Zhurnal.mk – Babai i Boki 13, Mile Jovanovski sot në Gjykatën Penale po përgjigjet për sulmin mbi priftin Viktor Stojçev. Jovanovski para gjykatës pranoi se është fajtor, njofton Zhurnal.

Ai shprehet se rasti është shumë i dyshimtë por gjithsesi do ta pranojë fajin.

“Ka shumë dilema të mëdha nëse unë jam fajtor apo jo, por gjithsesi po e pranoj fajin”, tha Jovanovski.

Prifti Stojçev nga ana tjetër thotë se ka kërkesa për dëmshpërblim. Prokurorja në fjalët e saj të fundit kërkoi që Jovanovski të dënohet sipas ligjit.

Avokatja e të akuzuarit Jovanovski në seancë tha se Stojçev ka kërkuar vet incidentin pasi më parë kishte ofenduar djalin e Jovanovskit. Ai theksoi se Jovanovski është i pa punësuar, në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe është hera e parë që po përballet me drejtësinë.

Vendimi për dënimin apo mos dënimin e tij do të meret më 18 nëntor/Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...