Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Babai i Britney Spears kërkon nga këngëtarja të paguajë dy milionë dollarë të tarifave të tij ligjore

Babai i Britney Spears ka kërkuar që pasuria e yllit të muzikës pop të mbulojë kostot e mëdha të tarifave të tij ligjore.

Në një deklaratë të paraqitur së fundmi nga avokatët e Jamie Spears, babai i këngëtares 39 vjeçare po kërkon që pasuria e saj të mbulojë kostot e gati dy milionë dollarëve, sipas Entertainment Tonight.

Për më tepër, Jamie po kërkon gjithashtu të kompensohet për kohën që kaloi si kujdestari i vajzës së tij nga periudha 1 nëntor 2019 deri më 28 shkurt 2021, sipas Fox News.

Dokumenti i gjykatës thekson se pagesat për kohën e tij si kujdestar deri më 31 tetor 2019 tashmë janë miratuar.

“Unë jam i autorizuar dhe më lejohet të marr kompensim përmes korporatës sime të shërbimeve personale Spears Management, Inc., për shërbimet e kryera si konservator i pasurisë së Britney Jean Spears, në shumën prej 16 mijë dollarësh në muaj plus dy mijë dollarë në muaj për koston e një hapësire zyre në një vend i sigurt që i kushtohet aktiviteteve të znj. Spears”, shprehet Jamie.

Aktualisht, të dy Jamie dhe Bessemer Trust mbikëqyrin pasurinë e Spears, e cila përfshin të gjitha vendimet e saj financiare dhe Jamie do të ketë një shans të kundërshtojë çdo kërkesë për ta hequr atë plotësisht nga posti i tij si bashkë-konservator.

Ai gjithashtu kërkoi që avokatët e tij të marrin nga 574,625 dollarë dhe 893,751 dollarë.

Nëse kjo kërkesë miratohet, paratë do të vijnë nga pasuria e artistes, që do të thotë ajo do të paguante avokatët e babait të saj për ta luftuar atë në gjykatë.

Postime të ngjashme

Teuta Krasniqi sqaron konfliktin rreth qenit në xhirimet e filmit: Ishte gabim përzgjedhja, kërkojmë falje

S.B.

Matt Damon shpreson që Ben Affleck dhe Jennifer Lopez janë bashkuar

S.B.

Dafina Zeqiri: Ka pasur njerëz që më kanë thënë nuk ke baba, nuk ke me ecë përpara

S.B.

Bebe Rexha i reagon tabloidit The Sun, i detyron ta ndërrojnë titullin e intervistës ku thuhej se ajo u mundua t’i pajtojë Ritën me Duan

S.B.

Dua Lipa bëri thirrje për rritjen e rrogave për punëtorët shëndetësorë në fjalimin e saj pas marrjes së çmimit në Brits

S.B.

Patrisi mungoi në festën e Tunës të organizuar për fëmijën e dytë në ardhje gjatë kohës sa ajo ishte shtatzënë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...