Kuriozitete

Babai i dhuroi uiski në çdo ditëlindje, djali i shet për të blerë shtëpi

Zhurnal Ads

Në çdo ditëlindje, babai i kishte blerë nga një shishe uiski të vjetër 18 vjet, të cilat tash djali i tij po kërkon t’i shesë dhe me ato para të blejë shtëpi.

Matthew Robson nga Taunton, ka lindur në vitin 1992 dhe përgjatë jetës, babai i tij Pete ka shpenzuar rreth 5,000 funte për të blerë 28 shishe uiski të markës “Macallan”.

Koleksioni i tyre tani është i vlefshëm më shumë se 40,000 funte dhe është vënë në shitje.

28-vjeçari ka thënë se “ndoshta nuk ka qenë” dhurata më e mirë për një djalë të vogël por me “udhëzime të rrepta që të mos i hapi kurrë ato”, ato janë bërë edhe më të vlefshme.

“Çdo vit kam marrë nga një shishe si dhuratë ditëlindjeje”, ka thënë Matthew.

Babai i tij, Pete, ka thënë se shishen e parë e bleu në vitin 1974.

“Kam menduar se do të jetë interesante nëse blej një çdo vit, kështu që ai do përfundonte me 18 shishe në ditëlindjen e tij të 18-të. Nuk ishte e vetmja dhuratë që mori nga ne. Supozohej të ishte një dhuratë e veçantë, por ishte pak fat që vazhduam ta bënim këtë çdo vit”, ka thënë ai, shkruan BBC.

Që nga atëherë, ekspertët thonë se Macallan është bërë koleksion, kështu që Matthew shpreson që të shesë të tijin për 40,000 funte dhe me to të blejë shtëpi, transmeton KOHA.

Ai ka thënë se tashmë koleksioni ka marrë mjaft interes, prej të cilëve, shumica prej blerësve janë nga New Yorku dhe Azia.

Postime të ngjashme

Si të dashuroheni sërish me leximin

admin

Stuhitë në Jupiter, pamje nga teleskopi “Hubble”

admin

Në Jeruzalem zbulohen monedhat e viteve 940 – 970

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...